Rritja e pensioneve nga 1 Korriku

Duke filluar nga data 1 korrik pensionet do të rritet për të gjitha kategoritë, si për pensionin minimal dhe malsimal në qytet ashtu edhe për pensionistët në fshat. Ndërsa vendet e rajonit dhe Europa janë të përfshira nga nga një sërë reformash shtrënguese për shka të krizës, qeveria shqiptare edhe për këtë vit, vijon me politikat e saj rritëse për pagat dhe pensionet. Burime nga ministria e Financave bëjnë me dije se nga ky vendim i qeverisë pritet të përfitojnë mbi 560 mijë pensionistë që janë pjesë e kësaj skeme. Përsa i përket pensionit minimal në qytet rritja do të jetë me 3,5%.Të njëjtat burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije se pas rritjes, një pension minimal në qytet do të bëhet 11.506 mijë lekë e duke përfshirë edhe pjesën tjetër të subvencioneve, në fund do të arrijë 13.656 mijë lekë/muaj. Pra, në total, shtesa që qeveria do të bëjë për një pension minimal qyteti do të jetë 389 lekë në muaj. Edhe për pensionin maksimal në qytet rritja do të jetë po me 3,5%. Këto të fundit do të rriten gjithashtu me 3.5 për qind nga qeveria. Nëse aktualisht një pension maksimal qyteti shkon 22.234 lekë/muaj, ai do të bëhet 23.012 lekë/muaj dhe shtesa përkon me 778 lekë në muaj. Së bashku me subvencionet e tjera që merren me pensionin, përfitimi shkon në 23.512 lekë në muaj.
Pavarësisht një rritjeje njëshifrore të pensioneve masa e marrë nga qeveria për rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë është mirëpritur nga pensionistët në qytet, të cilët shprehen se krahasuar me shumë vite më parë, qeveria Berisha ka menduar për pensionistët duke bërë rritje të shpeshta të per ta.
Rritja e pensioneve do të përfshijë edhe zonat rurale. Nga 1 korriku edhe pensionistët në fshat do të përfitojnë në shtesë me 5% të pensioneve, duke e çuar vlerën e pensionit të fshatit nga 7468 lekë që është aktualisht, në 7841 lekë në muaj.
Kjo vlerë është pa i shtuar këtu subvencionin e energjisë apo të tjera. Nëse vlerës fillestare i shtojmë edhe masën e subvencioneve pas 1 korrikut, një pensionist në fshat do të marrë një pension 8731 lekë në muaj. Shtesa prej 5 % përkon në vlerë monetare me 373 lekë në muaj.