E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e pritshme ekonomike Nga Ardian Fullani

Ekonomia shqiptare do te shenoje rritje edhe gjate vitit 2011, e cila parashikohet te jete pak me e larte se ajo e vitit te kaluar. Sektoret me kontributin me te madh ne ecurine pozitive te rritjes ekonomike, kane qene industria dhe sherbimet, duke sjelle edhe nje permiresim relativ te gjendjes se llogarise korente ne bilancin e pagesave. Kursi i kembimit te monedhes kombetare, ka qene me i qendrueshem ne krahasim me nje vit me pare, nderkohe qe cmimet e konsumit jane luhatur rreth nivelit te synuar te Bankes se Shqiperise, prej 3 per qind. Politika fiskale ka ndermarre nje proces te konsolidimit fiskal gjate ketij viti, te cilin ne e konsiderojme te rendesishem per te ruajtur nivelet e deficitit buxhetor dhe te borxhit te brendshem, si edhe per te kontrolluar nivelin e shpenzimeve per interesa. Zhvillimet ne sistemin financiar, deshmojne per rivendosjen e plote te besimit te publikut mbi sistemin bankar. Ne fund te tremujorit te trete te vitit, totali i aktiveve te sektorit bankar vleresohet se perben rreth 81. 7 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto te vendit, me nje rritje vjetore prej 12. 2 per qind. Ne te njejten periudhe te vitit te kaluar, rritja vjetore ishte vetem 0. 9 per qind. Kontributi kryesor pozitiv, ne zgjerimin e veprimtarise se sektorit bankar, eshte dhene nga rritja e depozitave dhe rritja e llogarive te kapitalit. Ne nivel vjetor, depozitat jane rritur me rreth 18 per qind, ku me shume se dy te tretat e kesaj rritjeje jane realizuar nga rritja e depozitave ne valute. Veprimet e thesarit dhe ato nderbankare te sektorit bankar, kane shenuar renie ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Detyrimet e sektorit bankar ndaj jorezidenteve, kane shenuar nje renie vjetore prej rreth 32 per qind. Per sa i takon perberjes se aktiveve te sektorit bankar, konstatohet qe veprimtaria e kreditimit shenoi nje rritje vjetore prej rreth 8 per qind. Norma e rritjes vjetore te kredise, ka ardhur vazhdimisht ne renie ne dy vitet e fundit. Veprimet e sektorit bankar dhe ato nderbankare kane shenuar nje rritje vjetore me rreth 25 per qind. Investimet e sektorit bankar ne mjete te jorezidenteve, kane shenuar nje rritje vjetore prej rreth 53 per qind. Rezultati financiar i sektorit bankar ishte pozitiv dhe ndjeshem me i larte se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Treguesit e kthimit nga aktivet dhe nga kapitali ishin perkatesisht 0. 6 per qind dhe 6 per qind. Kapitalizimi i veprimtarise dhe treguesit e likuiditetit, ishin ne nivele te mira. Treguesi i mjaftueshmerise se kapitalit ishte ne nivelin 15. 7 per qind, ndersa aktivet likuide zune 28. 9 per qind te totalit te aktiveve. Ne kuader te nje vleresimi me te pergjithshem ndaj rreziqeve, si pjese e analizave te rregullta stress-test qe kryhen nga Banka e Shqiperise, sektori bankar vleresohet i qendrueshem. Me lejoni tani, te ndalem pak me hollesisht ne disa ceshtje qe i gjykoj te rendesishme per te ardhmen. Sektori bankar kaperceu me sukses nje situate problematike likuiditeti, ne periudhen e fundvitit 2008 dhe fillimvitit 2009. Prej asaj periudhe, depozitat e publikut ne banka kane njohur rritje te qendrueshme dhe situata e likuiditetit te veprimtarise eshte permiresuar dukshem. Megjithate, veprimtaria e kreditimit eshte tkurrur ne menyre te ndjeshme, fillimisht si rezultat i rritjes se rrezikut te kreditimit dhe se fundi, kryesisht si rezultat i renies se kerkeses per kredi nga bizneset dhe familjet. Per kete arsye, fondet e lira jane investuar ne mjete te jorezidenteve, ne kushtet e renies se normave te kthimit nga investimi ne tregjet nderkombetare. Renia e cilesise se kredise, detyrimi per te rritur fondet rezerve, si edhe ulja e normes mesatare te kthimit, jane shoqeruar me renie te rezultatit financiar te sektorit bankar. Per disa banka, eshte e nevojshme qe kjo situate te ndiqet me vemendje nga strukturat drejtuese dhe aksioneret, ne menyre qe te identifikohen veprimet qe do te permiresonin strukturen e shpenzimeve dhe te te ardhurave te veprimtarise, si edhe do te ruanin nivelet e kapitalizimit te saj. Ne lidhje me veprimtarine e kreditimit, Banka e Shqiperise ka theksuar disa here kerkesen per nje angazhim me te madh te sektorit bankar, ne kete drejtim. Kjo kerkese nuk ka qene retorike, ne kushtet kur ne kemi ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme per te plotesuar nevojat e sektorit bankar me likuiditet te mjaftueshem dhe kemi kryer disa ulje te normes baze te interesit. Keto veprime, si edhe nje huamarrje me e ulet nga ana e qeverise, kane ndikuar ne krijimin e kushteve per nje renie te normave te interesit te kredise ne lek. Megjithate, renia e tyre duket ende e pamjaftueshme, per t'i dhene nje stimul me te madh kerkeses per kredi. Cilesia e kredise vijon te jete problematike, si per kredine ne lek, ashtu edhe per ate ne valute. Ne keto kushte, eshte e nevojshme qe bankat jo vetem te krijojne me shpejtesi dhe ne menyre rigoroze fondet rezerve sipas kerkesave rregullative, por njekohesisht, te plotesojne dhe te permiresojne me tej procedurat dhe kapacitetet njerezore e financiare, te cilat mundesojne ndjekjen e huamarresve me probleme. Njohja e teresise se problemeve qe ekzistojne lidhur me cilesine e kredise dhe angazhimi i plote i strukturave drejtuese dhe i aksionereve, krijon mundesi per nje trajtim me te shpejte dhe perfundimtar te tij. Ne te kundert, aftesia e sektorit bankar per te ndermjetesuar ne menyre me efektive, do te demtohej per nje kohe me te gjate. Per kete ceshtje, bankat duhet te jene te vendosura te ndjekin procedurat e ekzekutimit te kolateralit te kredise per huamarresit qe nuk kane aftesi paguese. Ne krahun tjeter, vendimet e gjykatave dhe vecanerisht veprimet e ekzekutuesve permbarimore, duhet te jene te shpejta dhe efektive. Shfrytezoj kete rast qe t'iu bej thirrje ketyre autoriteteve qe t'u japin perparesine maksimale ketyre veprimeve.
Nese eshte e nevojshme te plotesohen ose te permiresohen me tej procedurat ligjore per te permiresuar efektivitetin e procesit, lipset qe industria bankare te beje propozimet e nevojshme ne nje kohe sa me te shpejte dhe autoritetet publike te angazhohen me seriozitet per t'i shqyrtuar ato. Se fundi, deshiroj te ndalem edhe ne dy ceshtje te tjera. Me konkretisht, se pari, e kam fjalen per qeverisjen dhe pergjegjshmerine ne drejtimin e veprimtarise bankare dhe se dyti per permiresimin e kapaciteteve per identifikimin, vleresimin dhe administrimin e rreziqeve. Keto ceshtje jane pjese e vazhdueshme e komunikimeve tona te rregullta, sepse qendrojne ne themel te nje veprimtarie bankare te sigurt dhe te suksesshme, per te cilen besimi i publikut mbetet i palekundur. Lidhur me qeverisjen, vitin e kaluar kam theksuar domosdoshmerine qe profesionalizmi, dedikimi, pergjegjesia, vizioni dhe pergjegjshmeria duhet te reflektohen jo vetem nga ju, por te kthehen ne nje kulture pune per te gjithe stafin e institucioneve tuaja. Per te realizuar nje gje te tille, eshte e domosdoshme te plotesohen dhe te permiresohen vazhdimisht politikat dhe rregullat e menyres se percaktimit te strategjive te zhvillimit, te vendimmarrjes konkrete, te kontrollit te veprimtarive te caktuara, si dhe te raportimit te tyre brenda institucionit dhe per publikun. Sistemet e kontrollit te brendshem jane ato qe percaktojne ne masen me te madhe, aftesine e institucionit per te operuar ne menyre te sigurt. Ato jane te domosdoshme per te shmangur cdo lloj hapesire qe mund te shfrytezohet per veprime abuzive ne dem te institucionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›