E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrin fund spekulimet e mediave të Edvinit - analizat tregojnë se të katër vrasjet i kreu killeri Dritan Dajti

Me një beretë, killeri Dritan Dajti ka kryer vrasjen e katërfishtë ndaj policëve që tentuan ta arrestonin. Hetimet e prokurorëve dalin në këtë përfundim, pasi kryen analizat balistike, ndërkohë që brenda 48 orëve pritet të vendoset masa e arrestit “burg pa afat” për Dritan Dajtin dhe pjesëtarët e bandës së tij

Merr fund edhe përpjekja e mediave të Edvinit për ta paraqitur Dritan Dajtin nën një dritë pozitive dhe që gjithçka i paska kryer për shkak të rrethanave dhe arrogancës së Policisë së Shtetit. Dy prokurorët që po merren me hetimet pas masakrës mbi policinë, kanë arritur pak minuta më përpara në versionin e tyre final se të katër policët janë vrarë nga Dritan Dajti, i cili atë ditë, kishte në posedim një pistoletë tip “beretë”. Burimet pranë këtij grupi hetimor bën të ditur se ekzpertiza ka zbuluar pikërisht këtë fakt se plumbat që kanë shkaktuar vdekjen e 4 oficerëve të policisë kanë dalë nga pistoleta tip berreta që u sekuestrua ne vendin e ngjarjes dhe që i përkiste të shumëtëkerkuarit, Dritan Dajti. Drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dy prokuroret e çështjes, Eugen Beçi dhe Ardian Nezha si dhe ekspertë të policisë kanë diskutuar përreth 4 ore paraditen e sotme rreth rezultateve te deritanishme te hetimit dhe kanë arritur në përfundimin e lartpërmendur.
Po sot prokuroria dërgon ne Gjykate kërkesën per caktimin e mases se sigurise per te arrestuarin Dritan Dajti si dhe bashkepunetorit te tij Ergest Xhaxhi, qe te dy te siguruar në spitalin e burgut. Ndaj tij eshte formuluar akuza vrasje per shkak te cilesive te vecanta te viktimes per vrasje të katërfishtë me paramendim dhe falsifikim dokumentash. Vendimi, që pritet të jetë arrest me burg pa afat, pritet të merret nga Gjykata e Krimeve të Rënda brenda 48 orëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›