“Rritja” pa punë
Ervin Bushati
Në Shqipëri gjithmonë ka munguar një strategji e qartë për tregun e punës. Punësimi është sot problemi kryesor i qytetarëve në çdo bisedë a sondazh publik. Kjo është e prekshme, sepse një tjetër kufi i modelit të ekonomisë sonë në tranzicion të dekadës së fundit ka qenë aftësia e dobët për të hapur vende pune. Ulja e përqindjes “zyrtare” së papunësisë e viteve të fundit nuk duhet të gënjejë askënd. Bëhet fjalë për një ulje, kryesisht, për shkak të rritjes së popullsisë joaktive në tregun e punës, si në qytet dhe në zonat rurale, ku përqindja e forcave aktive për punë është ulur në këtë periudhë. Në të vërtetë dhe në mënyrë mjaft domethënëse, përqindja e punësimit është pakësuar, përbri ekonomisë të viteve në fjalë, me mbi 5 për qind nga viti 2000.
Pjesëmarrja në tregun e punës është tejet e ulët për gratë dhe të rinjtë, një e dhënë kjo e fundit mjaft kuptimplotë, nëse lidhet bashkë me nivelin e ulët të shkollimit. Sakaq, në të ardhmen situata ka gjasa të përkeqësohet duke parë plakjen e shpejtë të popullsisë dhe daljen që sjell kjo nga tregu i punës i një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.
Paaftësia për të krijuar vende pune, përveçse është burimi kryesor i pabarazive që përshkojnë shoqërinë shqiptare, është edhe një shpërdorim i jashtëzakonshëm makroekonomik, që duhet përballuar duke korrigjuar shkaqet kryesore që e gjenerojnë këtë: kualifikimin e ulët të punonjësve, përhapjen e ekonomisë “në të zezë” dhe ndërveprimin e saj me koston e lartë të punës.
Problemi kryesor janë arsimi në përgjithësi, dhe shkollat profesionale më në veçanti. Sistemi shkollim-formues nuk arrin të prodhojë një masë kritike me kapital njerëzor të atillë që të gjenerojë faktorë të jashtëm pozitivë për sistemin sipërmarrës. Nëse krahasohet me vendet e tjera të zonës, Shqipëria shfaq prapambetje domethënëse, sidomos në shkollimin e nivelit të dytë, ku niveli i regjistrimeve në sistemin shkollor është 74 për qind, një nivel mjaft më i ulët se ai i vendeve të tjera të rajonit.
Kështu që sektori privat mbetet i bllokuar në një ekuilibër kapitali jocilësor njerëzor, çka sjell një prodhimtari të ulët nga ana e firmave, një kërkesë të vogël për punë të kualifikuar, dhe pak stimuj për të rinjtë për të investuar në arsimimin e tyre. Nga ana tjetër, ky rreth vicioz shpjegon, të paktën pjesërisht, emigrimin e punonjësve më të kualifikuar, ashtu sikurse edhe atë të atyre më pak të kualifikuar. Kjo ndodh sepse prodhimtaria e përgjithshme e sistemit dhe, për rrjedhojë, kërkesa e saj agregate për punë kufizohen nga këto fenomene.
Nga ana e saj, përhapja e punës “në të zezë” i bën më të brishta ndërhyrjet me politika për punësimin, duke i ekspozuar politikat aktive dhe të nevojshme përballë rrezikut të shmangies së taksave dhe të korrupsionit. Nga kjo buron një përdorim ineficient i resurseve publike kushtuar përmirësimeve të kushteve të punësimit të segmenteve më të disavantazhuara të popullsisë, aq më tepër nëse këto burime alokohen përmes procedurash që lënë shumë për të dëshiruar.
Nga pikëpamja e politikës fiskale, lulëzimi i ekonomisë informale e bën, nga ana tjetër, të vështirë për t’u përballuar koston e lartë të punës që praktikohet në sektorin e rregullt. Në këtë këndvështrim dhe propozimet për amnisti fiskale në këto kohë të vështira për ekonominë reale, duken cinike dhe të adresuara për të rritur në mënyrë artificiale të ardhurat në kasën e zbrazët të shtetit.
Duket cinike, sepse është e qartë që Qeveria sot ka vështirësi në pagesë dhe shlyerje borxhesh të rënduara nga performanca e ulët në administrimin e fondeve buxhetore. Para se të kërkosh fonde të reja, është mirë të rregullosh sistemin e administrimit të këtyre fondeve. Kjo është një nga parimet bazë të financave publike.
Në të njëjtën praktikë, është më mirë që në vendin tonë të rritet aftësia punësuese e ekonomisë, duke e harmonizuar në mënyrë produktive me një kapital njerëzor me të aftë dhe më të arsimuar profesionalisht. Për sa kohë që politikat ekonomike të vendit tonë nuk do të orientohen drejt rregullimeve strukturore për të përmirësuar tregun e punës, punësimi do të jetë sëmundja konstante e një ekonomie të flashkët dhe pa dinamikën e duhur për të përmirësuar jetën dhe të ardhurat e shoqërisë sonë.