Rritje e re page për mësuesit e kualifikuar
19/05/2009 Shpërndahen rezultatet e testimit, në kryeqytet kalojnë provimin rreth 97 për qind e mësuesve
Urdhri, rritja nga 5 deri në 20 për qind për tri kategoritë e ndarjes së mësuesve
Rezultatet e arritura nga mësuesit në testimin e bërë gjatë muajit mars tashmë kanë nisur të shpërndahen nëpër shkolla. Ndryshe nga vitet e shkuara, është menduar që për 2009-n të mos bëhet afishimi në ambientet publike i pikëve të marra nga çdo mësues, por do të jetë drejtori i shkollës ai që do t’u komunikojë mësuesve të testuar për shkallën e kualifikimit rezultatin e arritur. Bazuar në këto vlerësime, këta mësues do të përfitojnë dhe rritjen e re të pagës, e cila do të jetë përkrah asaj të miratuar edhe nga qeveria në fillim të muajit maj. Burime pranë drejtorisë arsimore të Tiranës bëjnë të ditur se rreth 98 për qind e mësuesve të përfshirë në provim janë vlerësuar pozitivisht në kryeqytet. Këta të fundit sipas kategorisë në të cilën bëjnë pjesë, do të përfitojnë dhe rritjen e pagës nga 5 deri në 20 për qind. Gjatë këtyre ditëve pritet që të publikohet dhe urdhri i Ministrit të Arsimit, nëpërmjet të cilit zyrtarizohet rritja e pagës për të gjithë mësuesit kalues në testimin e kryer në muajin maj. Specialistët e drejtorisë arsimore pohojnë se ky urdhër do t’u shpërndahet të gjitha shkollave të mesme, të cilët do t’ua komunikojnë mësuesve në lidhje me ndryshimet në shifra që do të pësojnë pagat e tyre. Rritjen më të madhe të pagës pohohet se do ta gëzojnë mësuesit me një eksperiencë të gjatë pune, të cilët kanë arritur dhe rezultatet më të larta në provim. Praktika e certifikimit të dijeve për mësuesit sipas burimeve të drejtorisë arsimore do të jetë e përvitshme, në mënyrë që të ndikohet pozitivisht në kualifikimin e njohurive të tyre. Nga ana tjetër, ajo do të ndihmojë mësuesit që gjatë këtyre fazave kanë aplikuar, por nuk kanë marrë pikë kaluese që të rifuten në testim për të përfitues rritjen e pagës sipas nivelit të përcaktuar. Vetëm në kryeqytet pohohet se në këtë testim janë përfshirë më rreth 300 mësues të kategorive të ndryshme, të cilët plotësonin kriteret e vjetërisë së punës për t’u përfshirë në këto provime. Ndërkohë konfirmohet se ndryshe nga testimi i vitit të shkuar, për 2009-n janë vlerësuar kalues pothuajse të gjithë mësuesit pjesëmarrës në testimin e njohurive.
Rritja e re e pagës
Rritja e pagave për arsimtarët do të bazohet në rezultatet e arritura në testimin e kryer gjatë muajit maj. Shtesa e pagës ndryshon sipas vjetërsisë në profesion, por kjo vetëm nëse janë kualifikuar në testim. Për mësuesit që plotësojnë vitet e punës nga 5 deri në 9 vjet dhe kanë konkurruar për shkallën e tretë të kualifikimit, ndërsa ata që plotësojnë vjetërsinë nga 10 deri në 19 vjet për shkallën e dytë të kualifikimit si dhe 20 e më shumë vjet për shkallën e parë të kualifikimit. Në bazë të këtij kategorizimi mësuesi përfiton shtesë në pagë, që për kategorinë e tretë është plus 5 për qind, për të dytën plus 10 për qind dhe për të parën plus 20 për qind e pagës aktuale. Mësuesi që rezulton ngelës në provim, nuk do të përfitojë rritje page, por ka mundësi të aplikojë sërish vitin e ardhshëm.
Rritja për rrethet
Pavarësisht rezultateve pozitive të arritura në kryeqytet, ndryshe është paraqitur situata në rrethe, ku shumë prej aplikuesve janë vlerësuar me nota pakaluese. E për rrjedhojë këta mësues do të jenë të detyruar të përfshihen sërish në testim gjatë vitit të ardhshëm, pasi këtë vit nuk do të mund të përfitojnë nga rritja e pagave, e cila është rritje e re, që do t’i mbivendoset edhe asaj të publikuar nga qeveria në fillim të majit. Kjo shtesë page për mësuesit do të jepet në vazhdimësi. Këtë vit për herë të parë mësuesit, para se të hynin në atestim, duhej të përgatitnin “Portofolin e zhvillimit profesional”, i cili përmbante hartimin e objektivave të arritjeve të nxënësve, mënyrën e zhvillimit të orëve të lira në shkollë, lirinë e mësuesit për orët mësimore të parashikuara në programin lëndor.