E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrjedha e lumit Shkumbin dëmton urën

Peqin

Prurjet e shumta të lumit Shkumbin dhe gërryerjet prej disa muajsh, rrezikojnë seriozisht shembjen e urës së fshatit çengelaj, në Rrethin e Peqinit. Pjesa qendrore e urës ka nisur të përkulet dhe çarjet në pjesën e sipërme dhe të poshtme të bazamentit të saj janë të mëdha. Shqetësimi nga nënprefektura e Peqinit është bërë prezent disa herë në prefekturën e Elbasanit, por kjo e fundit mësohet se pret fonde shtesë nga buxheti i qeverisë për të ndërhyrë. Megjithatë, ndërhyrjet gjatë stinës së dimrit janë të pamundura, për shkak të rritjes së nivelit të prurjeve të lumit. Ndërkohë, aksi rrugor çengelaj-Belsh është bllokuar dje për shkak të rrëshqitjes së tokës në disa pjesë të rrugës. Banorët vendas pohojnë se, më tepër se dukuria e rrëshqitjes së tokës në këtë kohë të lagësht, faktor mbetet puna me cilësi të dobët në këtë rrugë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›