Zgjerohet harta e rrëshqitjeve të tokës
Zgjerohet harta e rrëshqitjeve në Qarkun e Gjirokastrës. Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë rënduar gjendjen e rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë, në Qafën e Zenelajve dhe në kufirin shtetëror shqiptaro-grek në fshatin Llongo të Dropullit të Sipërm, zona të njohura edhe më parë për struktura të paqëndrueshme nga pikëpamja e ndërtimit gjeologjik të terrenit. “Vazhdon të mbetet tepër problematike dhe shqetësuese situata në kilometrin e 22-të të autostradës së re Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë, ku rrëshqitjet e dherave janë pothuajse të përditshme dhe për rihapjen e rrugës janë instaluar nga drejtoria rajonale e rrugëve me shërbim prej 24 orësh dy mjete të rënda që punojnë natën dhe ditën për largimin e dheut pas bllokime të herë pas hershme”, thotë drejtori i Shërbimit Gjeologjik, çano Nora.
#