Rrjedhja e Veriut, Suedia miraton planin për gazsjellësin
Qeveria suedeze ka miratuar planin për ndërtimin e gazsjellësit Rrjedha e Veriut, i cili do të kalojë në ujërat e saj në detin Balltik, ndërkaq, sot pritet edhe vendimi i Finlandës. Qeveria gjermane nga ana e saj ende nuk ka bërë një deklaratë se kur do të marrë vendim lidhur me gazsjellësin. Negociatat zgjatën për rreth 23 muaj, dhe zvarritja nga ana e Suedisë kishte të bënte me efektet që ky gazsjellës do të ketë në ambient. Danimarka u bë vendi i parë që dha lejen për kalimin e Rrjedhës së Veriut nga ujërat e saj më 20 tetor. Gazsjellësi do të lidhë direkt Rusinë me Gjermaninë nëpërmjet detit Balltik. Pritet që ndërtimi i tij të fillojë vitin që vjen. Rrjedha e Veriut, 1200 km e gjatë është një investim i gjigandit rus Gazprom, 3 kompanive gjermane dhe hollandezëve të Gasuni.