Korçë, Në pranga vrasësi i shokut të dehur
Policia e Korçës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Florian Bazi, i cili akuzohet se është autori i vrasjes së shokut të tij Ilir Sietllari dy ditë më parë në fshatin Udenisht të Pogradecit. Kufoma e viktimës u gjet nga uniformat blu në një kanal në afërsi të fshatit. Mësohet se pas goditjes nga shoku i tij, viktima ka rënë në kanal ku ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë. Sipas policisë në momentin e sherrit të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit.