E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrjeti i kasave, Vodafon fiton tenderin

 

Vodafone Albania është shpallur fituese e tenderit për implementimin e rrjetit GPRS në sistemin fiskal të Shqipërisë. Më datë 18 qershor 2009, Shoqëritë e Autorizuara nga Ministria e Financave për shpërndarjen e pajisjeve fiskale A.E.Distribution Shpk., BNT Electronic Shpk., I.V.A. Electronik Shpk., CKV Noki Shpk., Rilindja Shpk dhe PKP Shpk. njoftuan rezultatin përfundimtar të tenderit të zhvilluar për përzgjedhjen e operatorit te rrjetit te komunikimeve publike, për zbatimin e projektit për transmetimin e raporteve periodike fiskale në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Pas shqyrtimit të ofertave të paraqitura nga të tre operatorët e rrjetit të komunikimeve publike pjesëmarrëse AMC Sh.A, Eagle Mobile Sh.A dhe Vodafone Albania Sh.A, oferta më e mirë u përzgjodh ajo e shoqërisë Vodafone Albania Sh.a. Shoqëria Vodafone Albania Sh.a. si fituese e këtij tenderi, do të ofrojë shërbimin APN (Access Point Name), për përdorimin e rrjetit GPRS nëpërmjet Shoqërive të Autorizuara dhe do të siguroje infrastrukturën e nevojshme për mundësimin e lidhjes së drejtpërdrejtë me rrjetin e brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›