E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategji për menaxhimin e pasurisë globale

 

Piraeus Bank dhe BNP Wealth Management kanë përfunduar një marrëveshje strategjike partneriteti për Menaxhimin e Pasurisë në shkallë globale, në të gjitha ato vende ku Piraeus Bank Group është prezent. Ky partneritet do të krijojë një kombinim unik të eksperiencës vendase në Greqi dhe strukturave ndërkombëtare Know-how (Njohuri Teknike), duke ju lejuar klientëve akses në ofertat globale për Menaxhimin e Pasurisë e duke përfshirë një gamë komplete produktesh dhe shërbimesh në tregun vendas, por edhe në tregun ndërkombëtar të Menaxhimit të Pasurisë. Në pritje të mbylljes së operacionit, i cili pritet të ndodhë gjatë tre mujorit të fundit të vitit 2009, partneriteti do të materializohet me dy sipërmarrje të përbashkëta, një në Greqi dhe një në Zvicër, çka do të pozicionojë partnerët në krye të industrisë së menaxhimit të pasurisë për shërbimin ndaj klientelës. Në Greqi, kjo sipërmarrje e përbashkët do ti lejojë Piraeus Bank dhe BNP Paribas Wealth Management të krijojnë një nivel të lartë ekspertize dhe strukturash të përbërë nga faktorë lider në menaxhimin global të pasurisë. Pjesa Zvicerane e sipërmarrjes do t’i dedikohet nevojave ndërkombëtare në fushën e menaxhimit të riskut për klientë nga Greqia dhe vende të tjera, ku Piraeus Bank Group është prezent dhe do të funksionojë në bazë të njohurisë dhe platformave të shërbimit të BNP Paribas në Zvicër. Duke kombinuar fuqinë e shërbimeve dhe strukturave të tyre, dhe modelin e tyre të plotë dhe të shquar në fushën e biznesit, Pireaus Bank dhe BNP Paribas Ëealth Management synojnë të ndërtojnë një forcë drejtuese në tregjet botërore ku Piraeus Pank Group është prezent, duke përforcuar pozicionin e tyre konkurrues në shërbimin global ndaj klientëve në Greqi dhe vendet përreth. Përfundimi i marrëveshjes strategjike të bashkëpunimit është subjekt i institucioneve përkatëse sipas rregulloreve  të aprovimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›