E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si të shpëtoni nga këmbët e lodhura? Ja disa këshilla

TIRANE - Qëndroni gjithë ditën ulur në zyrë dhe nuk ecni sa duhet? Jeni një nga ata ose ato që çdo ditë e ri-mundojnë veten me këmbë të tendosura dhe të shtangura?
Ja disa këshilla se si mund të ndihmoni këmbët tuaja të çlodhen dhe të ndiheni sa më mirë!

Masazhi
Masazhojini këmbët me kremra dhe xhel për venat, të cilat e lehtësojnë enjtjen. Më të mira janë përbërjet që kanë ekstrakte të gështenjës së egër dhe vaj eterik të rozmarinës, sepse ato veprojnë kundër inflamacioneve, duke forcuar qarkullimin e gjakut.

Dushi i ftohtë - i nxehtë
Çdo ditë dushin shfrytëzojeni për masazh. Me ujë të ftohtë dhe të nxehtë lani këmbët nga shputat drejt kofshëve.

Larja e mbrëmjes
Në ujin e vakët hidhni një dorë kripë kuzhine dhe disa gjethe rozmarinë, ndërsa nëse këmbët janë shumë të enjtura, shtoni disa gjethe mente.

Ushtrime për qarkullim më të mirë
Sapo të çoheni nxiteni qarkullimin me ushtrime dhjetëminutëshe: Duke qëndruar shtrirë në shpinë lëvizini këmbët sikur kur drejtoni biçikletën.Kur jeni në shtëpi, disa herë në ditë shtrihuni në dysheme dhe ngrini këmbët në mur. Vetëm pas pesë minutash do të ndjeni që pesha e këmbëve do të largohet.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›