E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanada avioni ben ulje te detyruar

Një avion tip “Boeing 777” i linjës Air Canada eshte detyruar te kryeje nje ulje emergjente në aeroportin e Torontos, nga i cili ishte nisur pak momente më parë për në Tokio. Avioni me 318 pasagjere ne bord u detyrua te ulej pasi një nga motorët e avionit kishte pushuar së funksionuari pak momente pas ngritjes në ajër. Persona te alarmuar kane lajmetruar menjehere forcat e policise pasi kane pare copa metali të shkëputen nga avioni .
Sipas zyrës kanadezë të sigurisë së transporteve, mbi ngjarjen është hapur një hetim por për momentin nuk mund të bëhet publik asnjë detaj. Nderkohe qe mesohet se nuk jane raportuar te plagosur apo viktima .
Avioni me numër fluturimi 001 ishte nisur në orën 14:10 me orën lokale, me 318 pasagjerë në bordin e tij, plus 16 anëtarët e ekuipazhit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›