Rruga Durrës- Morinë, 130 dëmtime në trafikndarëse

40 prej prerjeve të trafikndarëseve janë bërë nga banorët e fshatrave buzë rrugës për të krijuar mundësi kalimi nga njëra anë e saj në tjetrën.
Ndërsa 90 dëmtime të tjera kanë ndodhur për shkak të aksidenteve që me fillimin e sezonit turistik janë shtuar ndjeshëm. Drejtuesit e automjeteve e konsiderojnë burim aksidentesh dëmtimin e trafikndarëseve apo edhe të sinjalistikës që është vjedhur në masën më të madhe të saj.
Vetëm në dy javët e fundit, në segmentin rrugor nga Kukësi në Morinë, kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 4 të tjerë. Ndërkohë që në varësi të tunelit të Kalimashit, brenda javës kanë ndodhur tre aksidente me pasojë vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e 7 të tjerëve.
Lidhur me dëmtimin e trafikndarëseve deri tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Ndërsa për ndërtimet që kanë filluar në të dy anët e rrugës është hapur një procedim penal, pranë Prokurorisë së Kukësit. /Start/as/
2012-07-23 15:48