Konferenca Gjyqësore, Spahiu dhe Alibeaj shpallin “luftën e ftohtë” me njëri-tjetrin
Numri dy i KLD-së po bën presion që Konferenca të mblidhet para zgjedhjeve. Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, neglizhon hartimin e projektligjit
Laureta Rryçi
Tiranë - Mbledhja e Konferencës Gjyqësore para zgjedhjeve është kthyer në një “luftë të ftohtë” mes numrit dy të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, dhe ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj. Njëra palë (KLD-ja), me sa duket, është e interesuar që vendet bosh për mandatet e mbaruara të anëtarëve të KLD-së të plotësohen para zgjedhjeve të qershorit. Ndërkohë, nuk është në një mendje pala tjetër (Ministria), e cila jo vetëm që nuk ka gati për momentin një draft, por flitet se nuk ka nisur ende të konkretizojë ndryshimet që do të përfshihen. Ky debat, në fakt, ka lindur prej disa muajsh, që ditën kur Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë ligjin për funksionimin e Konferencës Kombëtare Gjyqësore. Me shfuqizimin e këtij ligji, u shfuqizuan dhe shumë komisione që përbëheshin nga gjyqtarë dhe diskutonin për probleme të ndryshme të Gjyqësorit. Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj për shfuqizimin e ligjit, është shprehur se Ministria e Drejtësisë duhet të hartonte brenda një kohe të shkurtër një ligj të ri në mënyrë që të mos krijohej kaos në radhët e Gjyqësorit.
Presioni
Drejtuesit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë prej kohësh kanë shprehur shqetësimin e tyre për hartimin e menjëhershëm të ligjit “Për Konferencën Gjyqësore”. Duke qenë se është një ligj i rëndësishëm që ndikon direkt në formimin e KLD-së kanë nisur dhe konfliktet e heshtura mes institucioneve. Kësisoj, marrëdhënia mes zëvendëskryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu dhe ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, sa vjen dhe kthehet në një “luftë të ftohtë” idesh dhe doktrinash për Gjyqësorin. Më konkretisht, mësohet se Spahiu gjatë kësaj kohe po ushtron presion te kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçka, që të mbledhë Konferencën Gjyqësore para zgjedhjeve të qershorit. Me ligjin që u shfuqizua, kryetari i Gjykatës së Lartë kishte kompetencën për të mbledhur Konferencën Kombëtare të Gjyqësorit. Ndërsa aktualisht Beçaj është përballë faktit se nuk ekziston një ligj i që i jep një kompetencë të tillë. Nga ana tjetër mësohet se Ministria e Drejtësisë nuk ka kristalizuar ende idetë ku do të bazohet ligji i ri “Për Konferencën Gjyqësore”. Mësohet se ministri Alibeaj nuk e ka përfshirë në axhendën e dikasterit të tij hartimin e këtij ligji para zgjedhjeve. Ndërkohë, kostoja shkon për Gjyqësorin, duke qenë se jo pak, por katër anëtarëve të KLD-së u ka mbaruar mandati prej disa muajsh.
Kritika
Hartimi i ligjit “Për Konferencën Gjyqësore” po monitorohet me përparësi edhe nga ndërkombëtarët. Për ta është e rëndësishme që të hartohet në kohë dhe të merren parasysh kërkesat e palëve të interesit. Vetëm pak kohë më parë ambasadori i OSBE-së i kujtoi ministrit të Drejtësisë, Alibeaj, se ky ligj duhej të hartohej sa më parë. Përfaqësuesi i OSBE-së theksoi se Konferenca Gjyqësore është shumë e rëndësishme për Gjyqësorin dhe nuk duhet të kalojë shumë kohë pa pasur një funksion të këtij institucioni. “Pasja e një shteti ligjor është pjesë integrale e shtetit të së drejtës. Në Shqipëri nuk funksionon Komisioni i Etikës dhe në mungesë të ligjit nuk funksionon edhe Konferenca Kombëtare Gjyqësore, ndaj ngritja e këtyre shtyllave do të forcojë sistemin e Drejtësisë. Pavarësia e Gjyqësorit dhe dhënia e vendimeve të drejta janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Tingëllon si sarkazëm t’ju themi juve se çfarë duhet të bëni, pasi ju e dini shumë mirë se çfarë duhet të bëni”, - tha Bosh.
27 Maj 2009