Raporti: Bie niveli i likuiditetit, bankat kufizojnë financimin për biznesin
Tërheqja e madhe e depozitave largon mbi 1 miliard dollarë. Kompanitë e mëdha ankohen për mungesën e kreditimit nga bankat
Ervin KOÇI
Bankat private në vendin tonë kanë hasur në probleme të mëdha të mungesës së likuiditetit (qarkullimit të parasë kash) në muajt e parë të vitit 2009. Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë referuar ecurisë së tregut bankar në tre muajt e parë të vitit 2009, një nga problemet më të mëdha që kanë hasur bankat e nivelit të dytë, është pikërisht mungesa e likuiditetit. Sipas këtij raporti shkak për këtë fenomen është bërë rritja e tërheqjes së depozitave bankare (kursimeve) nga qytetarët dhe mos rinovimi i tyre. Por BSH-ja edhe pse evidenton këto probleme të sistemit bankar në raportin e saj, nuk sqaron saktë shkaqet që kanë detyruar qytetarët të veprojnë në këtë mënyrë. Këtë gjë më mirë e sqarojnë ekspertët e ekonomisë, sipas të cilëve, kalimi i pagave me detyrim në banka, veç faktit që ka rritur deklarimet dhe si rrjedhim të ardhurat në formën e taksave për qeverinë, nuk ka ndryshuar asgjë në mentalitetin shqiptar të përdorimit të asaj që quhet para elektronike. Llogaritarja e firmës, apo llogaritja në shtet tashmë është zëvendësuar me atë që quhet bankomat dhe sa herë që qytetarët duan para, me kartën që kanë në xhep shkojnë dhe tërheqin. Madje, për ata që janë pak më të vjetër, tërheqja e pagës menjëherë në fillim të muajit është një ritual i zakonshëm. Shqiptarët e vitit 2008 ndryshojnë pak nga ata të 10 viteve më parë në këtë drejtim, pasi blerjet me kartë janë aq të pakta, sa ende nuk mund të merren parasysh.
Sistemi bankar
Sistemi bankar shqiptar është në hapat e parë të zhvillimit të tij edhe nëse krahasimin e bëjmë me vendet e rajonit. Sipas raportit të fundit të BSH-së, gjatë vitit 2008 në total janë procesuar 8,205,143 transaksione me karta, me një qarkullim që në total vjetor shkon në 93.7 miliardë lekësh (1 miliard dollarë). Por nëse shohim veprimet e kryera nga shqiptarët në totalin i transaksioneve të këtij viti, rreth 96 për qind përbëjnë tërheqje cash nga ATM-të, tregues ky i një ekonomie me përdorim të lartë të cash-it. Pra, sërish jemi ende larg asaj për të cilën kemi nevojë. Një ekonomi ku paraja të mos shohë dritën e diellit, por të lëvizë në rrugë bankare. Nëse shqiptarët do të ishin të lirë të mos deklaronin paga dhe të ardhura të tjera për qëllime fiskale me detyrim, atëherë bankat do të mund të ishin vende vetëm ku do ruheshin depozita. Numri i madh i kartave dhe volumi i rritur i transaksioneve nuk ka një lidhje me cilësinë e tyre, pra në atë që quhet para elektronike. Thënë ndryshe, në përpjesëtim me numrin e popullsisë në Shqipëri, mesatarisht një në gjashtë persona është mbajtës i një karte. Çdo kartëmbajtës kryen jo më shumë se 16 transaksione në vit, nga të cilat 15 transaksione janë tërheqje cash nga banka. Krahasuar me statistikat e vendeve të rajonit, sistemi bankar shqiptar është akoma në hapat e parë të përdorimit të instrumenteve të pagesave elektronike.
Kërkesa për kreditim
Përveç sektorit bankar në vend kriza e likuiditeteve po përshkallëzohet edhe në ekonominë shqiptare dhe biznesi është ai që po goditet më fort nga ajo. Shoqatat e sipërmarrjes ankohen se shumë biznese janë në vështirësi likuditeti dhe e kanë gati të pamundur të marrin kredi nëpër banka. “Bankat ngurrojnë në dhënien e kredive. Edhe ato banka që japin kredi kanë një normë interesi shumë të lartë”,- u shpreh Sajmir Bidaj, nënkryetar i Fasonistëve. Ndërkohë Floreta Luli Faber, nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, theksoi se në këtë moment ndodhemi në kushte për të marrë kredi për bizneset, për arsye edhe të niveleve të larta. Ai që është prekur më fort nga mungesa e likuditetit është sektori i ndërtimit, tek i cili bankat thuajse e kanë humbur totalisht besimin, pavarësisht se disponon garanci të mëdha pasurore. “Bankat nuk po pranojnë më kolateralet e sektorit të ndërtimit për shkak se besimi afatshkurtër nuk shtyhet për një ose dy vjet, por duhen të paktën katër vjet”,- ka deklaruar Ilir Hebovia, përfaqësues i Shoqatës së Ndërtuesve. BSH-ja parashikon se ritmet e kreditimit të ekonomisë do të bien me rreth 3- 4 herë këtë vit krahasuar me mesataren e viteve të fundit.
27 Maj 2009