E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, burgjet ndërpresin transferimin e të burgosurve



Tiranë – Zgjedhjet kanë bllokuar transferimet e të dënuarve në burgjet shqiptare. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Lulzim Kodra, ka deklaruar për mediat se për shkak të regjistrimit në lista, asnjë i dënuar nuk mund të transferohet deri më 28 qershor. “Kemi bllokuar transferimet dhe për një periudhe 40-ditore nuk do të këtë asnjë lëvizje. Secili i dënuar do të jetë në qendrën ku do të votojë”, - u shpreh Kodra. Nga 5000 të dënuar deri tani janë pajisur me karta identiteti rreth 80 për qind e tyre, ndërsa pritet që ky proces të mbyllet edhe në katër burgjet e tjera. Deklaratat e krerëve të Burgjeve u bënë gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Burgut 302, Eduart Gjoni. Ndërkohë, në takimin më të dënuarit morën pjesë edhe futbollistët e ekipit të Tiranës, mes të cilëve edhe portieri Blendi Nallbani, që është po ashtu punonjës në këtë burg.

Pranga të rinjve, u kapën pas një plaçkitjeje në lagjen “Kombinat”

Tiranë – Katër djem nga Tropoja, mes tyre tre të mitur, të cilët banojnë që të gjithë në lagjen “Kombinat” të Tiranës, janë kapur në flagrancë nga policia pas një plaçkitjeje që u provua se ishte autorësi e tyre. Burime policore të Komisariatit Nr. 6 thanë për gazetën “Albania” se kryen kapjen në flagrancë të 25-vjeçarit Lirim Hysenaj, N. T., 14 vjeç, B. V., 15 vjeç dhe E. K., 15 vjeç.
“Të katër djemtë e dyshuar u kapën përballë Zjarrfikëseve në Kombinat, duke transportuar kapakë kasetash të vjedhura, me mjetin tip ‘Audi 80’, me targa TR 4185 I, në pronësi të Lirim Hysenajt”, -sqaroi policia. Ajo tha se mallrat e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale kurse materialet hetimore i kaluan prokurorisë, për ndjekje ndaj të katërve në gjendje të lirë, për veprën penale të “vjedhjes” kryer në bashkëpunim.

27 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›