Rruga Suharekë-Prizren nuk po i bënë ballë fluksit të madh të automjeteve

Prizren, 22 gusht – Rruga regjionale Suharekë – Prizren nuk po mund ta përpinë fluksin e madh të qytetarëve nga vendi e rajoni që me automjetet e tyre po përshkojnë këtë rrugë për pushime në bregdet. Për ditë të tëra janë parë kolonat e gjata të automjeteve sidomos në hyrje të këtyre dy lokaliteteve. Sipas policisë, komunikacionin po e rëndon edhe më shumë ardhja e mërgimtarëve dhe numri i madh i dasmave gjatë korrikut dhe gushtit. Si rrugëdalje nga kjo tollovi në komunikacion, policia e sheh vetëm futjen në funksion të pjesës kosovare të autostradës.
Sipas burimeve policore në pikën kufitare në Vërmicë, vetëm për një ditë vikendi aty kalojnë nga rreth 50 mijë qytetarë. Ndërsa sipas të njëjtave burime numri i hyrje daljeve të qytetarëve vetëm në muajin qershor dhe korrik e ka kaluar shifrën prej 1 milion qytetarë.
Qytetarit Ismet Krasniqi, në një ditë të gushtit i janë dashtë katër orë për të mbërritur në pikën kufitare në Vërmicë, nga Prishtina.
Ai ka bërë të ditur se të paktën një orë është dashtë të pret për të kaluar Suharekën, ndërsa 2 orë i ka bërë nga hyrja e Prizreni deri në dalje të qytetit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Hazir Berisha, ka bërë të ditur se sipas të dhënave të policisë, pjesa më e madh e qytetarëve që kanë shkuar për pushime në bregdet, kanë kaluar nëpër Suharekë dhe Prizren, duke shkaktuar tollovi në trafik.
Si rrjedhojë, ai ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë shtuar edhe numri i aksidenteve në komunikacion, që ka rezultuar edhe me pasoja tragjike.
“Aksidentet janë bërë përditshmëri. Aksidente me lëndime të lehta e të rënda ka përditë.
Sivjet numri i të vdekurve në komunikacion në rejonin e Prizrenit ka arrit në 22 përsosna”, ka bërë të ditur ai.
Ndërsa rreshter Fatmir Bllaca, zyrtar policor në pikën kufitare në Vërmicë ka bërë të ditur se vetëm në muajin qershor dhe korrik në këtë pikë kufitare ka pas mbi 1 milion qytetar që kanë kaluar. Ndërsa sipas tij numri i veturave ka qenë afro 250 mijë.
Ndërkaq, zyrtari i pikës kufitare në Vërmicë ka bërë të ditur se nuk kanë qenë të paktën që kanë kaluar në këtë pikë kufitare edhe qytetarët e Maqedonisë dhe të Luginës së Preshevës, për të shkuar në bregdet për pushime verore.