Shpronësimet zvarrisin punën në ndërtimin e urës në Sllatinë

Prishtinë, 22 gusht - Ndërtimi i shumë rrugëve dhe mbikalimeve që po bëhen njëherësh përveç tollovive të shumta në trafik, ka shkaktuar edhe probleme me shpronësimet, siç është rasti i urës në fshatin Sllatinë ku tashmë një vit nuk është duke u punuar në të. Ministri i Transporteve... Fatmir Limaj ka thënë se ura e fshatit Sllatinë është projekt, i cili do të përfundojë, mirëpo ka pasur probleme me shpronësimet. Ndërsa shpronësime do të ketë edhe te rreth-rrotullimi kryesor në Prishtinë, por pavarësisht kësaj pritet që ky projekt të përfundojë në afatin e paraparë.