Rruga e Arbrit, nisin nga puna dy segmente të reja
Në javët në vazhdim pritet të fillojë puna në dy segmente të rëndësishme të rrugës së Arbërit, përkatësisht në segmentet Ura e Branit-tuneli i Qafë Murrizës dhe Ura e Vashës, në drejtim të tunelit të Qaf Murrzës. Lajmin e bëri të ditur ministri i Transportit, Sokol Olldashi, i cili dje inspektoi punimet në rrugën e Arbrit dhe njoftoi fillimin e projekteve të tjera në rrethet Dibër dhe Mat. Rruga e Arbërit, një ndër artetriet kryesore të rrjetit rrugor kombëtar, e cila do të mundësojë lidhjen e Tiranës me zonën Veri-Lindore të vendit, përkatësisht me Dibrën, po ecën me ritme të mira. Aktualisht janë përfunduar dhe po punohet në 28 km, ku përfshihet edhe tuneli i Qafës së Buallit, si dhe nyja e Bulqizës. Gjatë inspektimit të punimeve në këtë rrugë, ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, theksoi se janë disa projekte të rëndësishme që kanë filluar ose do të fillojnë në rrethin e Dibrës dhe Matit.“Përveç rrugës së Arbrit, e cila tashmë ndodhet në trasen e saj, loti nga Bulqiza drejt tunelit të Qafë Buallit, dhe nga qafa e Buallit drejt urës së Vashës, në javët në vazhdim pritet të lidhet edhe kontrata për dy lote të tjera, përkatësisht segmenti Ura e Branit-tuneli i Qafë Murrizës, si dhe segmenti Ura e Vashës në drejtim të tunelit të Qaf Murrizës”