E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e të ardhurave dhe eksporteve, garanci për rritjen ekonomike

Të ardhurat buxhetore të dy muajve të parë të këtij viti janë rreth 10-11 % më të larta, se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kryeministri theksoi dje se, ky përbën një lajm shumë pozitiv, i cili garanton përmbushjen e të gjitha obligimeve dhe premtimeve të dhëna, në mënyrë të posaçme rritjen e rrogave dhe pensioneve. “Tejkalimi dyshifror i të ardhurave, krahasuar me vitin e kaluar, është gjithashtu një tregues shumë i fuqishëm i një rritjeje ekonomike vibrante të këtij vendi”, u shpreh

Kryeministri. Gjithashtu, Kryeministri bëri të ditur se eksporti i prodhimeve të mirëfillta shqiptare, pra i prodhimeve “Made in Albania”, është rritur me 152 %, krahasuar me 2 muajt e parë të vitit 2010, duke realizuar kështu rritjen më të madhe të shënuar ndonjëherë. Eksportet “Made in Albania” janë sot me një rritje të shumëfishtë, krahasuar me eksportet me materiale importi dhe kjo përbën zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm, por nga ana tjetër, theksoi Kryeministri, me këtë tendencë rritje, Shqipëria do të jetë i vetmi vend, që në një hark kohor prej dy vjeçar mbidyfishon eksportet e vendit. Kryeministri nënvizoi se, rritja me 152 % të eksporteve “Made in Albania”, këto dy muaj është dëshmi e një ritmi të fuqishëm të punësimit të qytetarëve shqiptarë. Rritja në vlerë e eksporteve shqiptare është nga 7.9 miliardë lekë, që ishin eksportet “Made in Albania”, dy muajt e parë të vitit 2010, në 20 miliardë lekë në dy muajt e parë të vitit 2011, pra një rritje prej 152%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›