Rruga e Shqipërisë, për në NATO që nga Pakti i Varshavës
• Një vit përpara se NATO të mbushë 60 vjet nga krijimi, përmes një vendimi unanim ajo ka ftuar Shqipërinë për t’u bërë anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë.
ADI SHKEMBI
E mbetur në vitin 1945 në bllokun e vendeve lindore që do të aderonin në Traktatin e Varshavës, Shqipëria bën zyrtarisht kthesën prej 180 gradësh, duke u ulur për një ditë në tryezën e rrumbullakët me 26 vendet e tjera anëtare të kësaj aleance. Dhe pas 3 prillit me shpresën se shumë shpejt do të ketë një votë si të gjitha vendet e tjera anëtarë në marrjen e vendimeve të rëndësishme.
Fillimet për në NATO
Por me gjithë daljen e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës në 1968, Shqipëria kërkoi zyrtarisht anëtarësimin në NATO vetëm në vitin 1992. Që në fillim të viteve ‘90, protestat e studentëve dhe lindja e partive opozitare, nisi të artikulohej ideja e integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Shqipëria ishte i pari vend ish-komunist i dalë nga një sistem totalitar 45-vjeçar, i cili kërkoi të anëtarësohej në Aleancën Atlantike. Dhe pak kohë pas zgjedhjeve të fituara nga opozita antikomuniste, Tirana zyrtare u bashkua me Këshillin e Bashkëpunimit të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Veprimtaria diplomatike e Shqipërisë ishte tejet e ngjeshur në këtë drejtim dhe në vitin 1994, Shqipëria nënshkroi Programin e Partneritetit për Paqen të NATO-s. Në 25 korrik të vitit ‘96, me gjithë imazhin jo të mirë me zgjedhjet e përgjithshme atë vit, ish-ministri shqiptar i Mbrojtjes, Safet Zhulali, do të deklaronte se Shqipëria synonte të modernizonte mbrojtjen e saj dhe të intensifikonte marrëdhëniet me NATO-n dhe fqinjët e saj gjatë katër viteve të ardhshme. Po në këtë vit, Shqipëria dërgon trupat e parë jashtë vendit (forcat paqeruajtëse në Bosnje-Hercegovinë) nën siglën e NATO-s, duke premtuar se do të jetë atje ku NATO do të kërkojë. Kriza politiko-ushtarake në Kosovë do të ishte një tjetër pikë kulminante në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe NATO-s. Në vitin 1998 qeveria shqiptare vendosi të vinte në dispozicion të NATO-s hapësirat e saj ajrore dhe detare për kryerjen e veprimtarisë së tyre për zgjidhjen e krizës në Kosovë, ndërkohë që një vit më vonë NATO vendosi një bazë logjistike në Tiranë për të mbështetur operacionet aleate në Kosovë. Pas këtyre bashkëpunimeve dhe garancive të ofruara nga Tirana zyrtare, nuk munguan as fjalët e mira nga krerët e NATO-s. Në 1 dhjetor 2000, gjatë një vizite në Tiranë, zv.sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Sergio Balanzino, do të deklaronte se “Shqipëria është një vend besnik ndaj NATO-s. Ajo zë një vend strategjik në Ballkan dhe për shumë arsye NATO e ka ndihmuar atë vazhdimisht në drejtim të reformimit të Forcave të Armatosura dhe të përmirësimit të strukturave të tyre”. Në vitin 2003 Shqipëria dërgoi një trupë ushtarake në Afganistan, sërish nën siglën e NATO-s dhe një vit më vonë do të nënshkruante së bashku me Kroacinë dhe Maqedoninë “Kartën Adriatik 3”, një bashkëpunim rajonal me synimin kryesor për të hyrë së bashku në NATO. 10 qershori i vitit të kaluar ishte sinjali më i fortë i dhënë në Tiranë nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Xhorxh Bush, për një ftesë për Shqipërinë, e cila u firmos dje nga 26 vendet anëtare.
Kosova dhe NATO
Aleanca Atlantike ka meritën e madhe edhe për çlirimin e Kosovës nga trupat e Millosheviçit në vitin 1999. Aleatët morën përsipër gjithë barrën e luftimeve 78-ditore në rajonin e përçarë të Ballkanit dhe në përfundim të luftës u vendosën në Kosovë për të rimëkëmbur vendin. Pas shpalljes së pavarësisë nga Kosova më 17 shkurt të 2008-ës, Aleanca konfirmoi sërish se KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, siç u vendos nga ministrat e Jashtëm në dhjetor të vitit 2007, nëse Këshilli i Sigurimit nuk vendos ndryshe. NATO-ja ka aktualisht afro 15.900 trupa të KFOR-it të dislokuara në Kosovë, që ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga origjina e tyre etnike.
datat
1992 - Shqipëria bashkohet me Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut.
1994 - Shqipëria bashkohet me Partneritetin për Paqen (PfP).
1996 - Forcat shqiptare bashkohen me forcën paqeruajtëse të NATO-s në Bosnje–Hercegovinë.
1999 - NATO vendos një bazë logjistike në Tiranë për të mbështetur operacionet aleate në Kosovë.
2000 - Shqipëria organizon manovrat “Adventure Express” në prill dhe “Cooperative Dragon” në qershor.
2001 - Shqipëria organizon fazën fillestare të manovrave të PfP-së “Adventure Express 01” në prill dhe maj.
2002 - Ngrihet “NATO HQ Tirana” për të ndihmuar Shqipërinë në zbatimin e reformave të aftësive të saj ushtarake si dhe për të kontribuuar në komandën dhe kontrollin e KFOR-it.
2003 - Forcat shqiptare dislokohen në mbështetje të Forcës së Ndihmës për Sigurinë të NATO-s në Afganistan (ISAF).
2005 - Shqipëria bashkohet me Konceptin e Aftësive Operacionale.
2005 - Një ekip i kombinuar mjekësor i tre vendeve të MAP-it bashkohet me forcat e drejtuara nga NATO në Afganistan në gusht. Shqipëria organizon manovrat e PfP-së “Cooperative Engagement ‘05" në shtator.
2007 - Shqipëria organizon takimin e Grupit Këshillimor të Politikës Euroatlantike EAPC në maj. Shqipëria organizon manovrat e PfP-së “Cooperative Longboë ‘07" dhe “Cooperative Lancer ‘07".
anetaret
Belgjika
Luksemburgu
Holanda
Norvegjia
Danimarka
Portugalia
Franca
Kanadaja
Islanda
Italia
Britania e Madhe
SHBA
Greqia
Turqia
Gjermania
Spanja
Republika Çeke
Polonia
Hungaria
Lituania
Bullgaria
Estonia
Rumania
Sllovakia
Sllovenia
Letonia