Tragjedia, vdes në Itali 6-vjeçari, Erison Durda
• Ndërroi jetë dje në Itali Erison Durda, 6-vjeçari i plagosur rëndë nga tragjedia e Gërdecit.
Ai kishte djegie në mbi 80% të trupit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe të trajtimit jashtë vendit ka qenë në gjendje kritike për jetën, e për pasojë nuk ka mundur të mbijetojë. Djali i përket një ndër familjeve më të prekura nga tragjedia, sa i përket viktimave. Me këtë humbje arrin në 24 numri i të vdekurve nga shpërthimi i 15 marsit. Lajmin e bëri me dije dje Ministria e Shëndetësisë. Sipas këtij dikasteri, drejt përmirësimit janë pjesa më e madhe e të plagosurve që kanë marrë asistencë mjekësore pranë repartit të djegie-plastikës në QSU. Sipas të dhënave, rezulton se nga 23 të shtruar kanë mbetur vetëm nëntë. Prej tyre 5 në reanimacion dhe 4 fëmijë në pavijon. Pas shpërthimit Ministria e Shëndetësisë ka nisur për trajtim jashtë vendit 25 persona. Në shtetin fqinj Italinë, ku u nisën të plagosurit më rëndë edhe bilanci i viktimave ka qenë i lartë. Katër pacientët e parë që humbën jetën në Itali, janë Azem Ameliu, 46 vjeç, i cili ndërroi jetë më datë 17 mars, Nafie Laçi, 37 vjeçe, më 23 mars, Kore Deliu, 48 vjeçe dhe Zylfie Ahmeti 54 vjeçe, më 25 mars. Sipas bluzave të bardha, të shtruarit kishin djegie në mbi 60 % të trupit, çka i ulte shpresat për shërimin e tyre. Aktualisht po trajtohen në mënyrë të specializuar në spitalet e Barit dhe të Brindizit 10 të lënduar. Pjesa më e madhe e tyre ndodhen në reanimacion. "Katër persona janë në gjendje kritike për jetën, duhet më shumë kohë të flitet me siguri nëse do ta kalojnë rrezikun apo jo", sqarojnë burime nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas tyre, të shtruarit me djegie kanë probleme me temperaturën e lartë, e cila është shenjë tipike në të tilla diagnoza. Për pacientët që janë në reanimacion gjendja shëndetësore ndryshon vazhdimisht dhe nuk mund të flitet me siguri.