E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e re Dames- Tepelene brenda qershorit

Perpara çeljes se sezonit turistik do te hapet per qarkullimin e mjeteve edhe 13 kilometra te aksit Dames-Tepelene, pjese e superstrades Levan- Tepelene. 7 km e para te rruges do te hapen per trafikun ne muajin Maj dhe 6 km e tjere ne muajin qershor. Ministri i Tansporteve Sokol Olldashi, pas inspektimit te punimeve, deklaroi se ato do te kryhen me cilësi sipas standardeve te kërkuara.

“Jemi në një fazë të avancimi të shpejtë të punimeve. Kilometrat e para të rrugës do të hapen në ditët e para të Majit dhe në fund të Qershorit do të kemi edhe 6 km të tjerë, për të vajtur në Tetor me pothuajse gjithë rrugën e hapur, me përjashtim të pjesës së hidrocentralit të Kalivacit. Të gjitha punimet po kryen me standardet dhe cilësinë e duhur duke pasur parasysh që ky është një aks shumë i rëndësishëm i transportit për gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm për lidhjen me Greqinë. Ajo që vlen të theksohet është që përpara sezonit turistik ne do të kemi mundësinë të hapim segmente të qënësishme të këtij aksi, për ti vën në shërbim të përdoruesve të rrugës, dhe atyre që do të synojnë të arrijnë drejt brigjeve të Jugut, Sarandës dhe destinacioneve të tjera turistike” tha Olldashi.

Superstrada Levan- Tepelene pritet te sjelle permiresime te ndjeshme ne qarkullimin e mjeteve per zonat jo vetem ne jug te vendit, por edhe per shkëmbimet me Greqine. Aksi rrugor do te sjelle me afer zonat turistike ne jug te vendit perpara çeljes se sezonit.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›