Vdes në punë në sektorin e naftës 55-vjeçari, baba i 2 fëmijëve
04/04/2011 Mungesa e kushteve të sigurimit teknik shkak i vdekjes së tij
FIER- Shoferi i një autoboti ka ndërruar jetë mesditën e së hënës teksa ka qenë në krye të detyrës. Ngjarja është shënuar rreth orës 11:30 të ditës së hënë në zonën naftëmbajtëse të fshatit Rromës të rrethit Mallakastër dhe konkretisht në vendin e quajtur Grupi Mollaj 3, në ambientet e një firme private, që merret me shërbimet e puseve të naftës. Aleksandër Mullasi 55 vjeç banues në qytezën e Patosit, ishte duke ngarkuar si zakonisht ujë në autobotin e tij nga depot në grupin 3 të sektorit ët naftës. Por bashkë me ujin që injektohet në puse gjatë procesit të shfrytëzimit të tyre për naftë, është çliruar edhe një sasi gazi, i cili mendohet të ketë qenë shkak i vdekjes së tij. Mësohet se 55-vjeçari po ngarkonte ujin për ta çuar më pas në një pus disa kilometra më larg. 55-vjeçari është gjetur pa ndjenja nga kolegu i tij Vasil Dhëmbi, me kokë të zhytur në ujë. Kolegët dhe punonjësit e tjerë që ndodheshin në atë moment aty, e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit të Ballshit, por çdo gjë ka rezultuar e kot. Viktima ka ndërruar jetë përpara se të mbërrinte në spital. Lulëzim Vaso, një tjetër koleg, ka deklaruar ndër të tjera se: “Ai kryente punën e përditshme të ngarkimit të mjetit autobot me ujë të gazifikuar, lëndë kjo që shërben për funksionimin e procesit të nxjerrjes së naftës nga puset. Unë nuk e di, por mendoj se shkak i vdekjes mund të jetë asfiksimi nga gazi dhe pakujdesia e tij gjatë procesit të shkarkimit të ujit të gazifikuar. Si rregull përpara se të hapet valvula e shkarkimit të tubacionit me këtë ujë, drejtuesit e automjeteve që transportojnë këtë lëndë duhet të njoftojnë punëtorin që qëndron në depozitat e ujit të gazifikuar. Por ai nuk e ka respektuar këtë rregull teknik dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ne e gjetëm mbi autobot së bashku me shokët pa shenja jete”, ka vijuar Vaso.
Punëtori i vdekur ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa gruaja i kishte vdekur prej 5 vitesh. Ai punonte prej më shumë se 3 vjetësh në kompaninë “Strim Petroleum”. Policia ka mbërritur në vendngjarje menjëherë për të zbuluar shkaqet e plota të ngjarjes, por ende nuk ka dalë në një konkluzion zyrtar në lidhje me shkakun e vërtetë të ngjarjes. Ekspertët kanë deklaruar se në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune, apo djegie si pasojë e lëndëve djegëse dhe aktualisht pritet vendimi i aktit të ekspertimit mjeko-ligjor. Tashmë trupi i 55-vjeçarit është përcjell për në morgun e Fierit nga ku pritet që deri nesër t’i bëhet autopsia për të zbardhur edhe shkakun e vdekjes së tij. Uji i gazifikuar është një element që shërben për hollimin e naftës gjatë procesit të nxjerrjes së saj nga nëntoka. A. Damini