Kokaina pranga trafikanteve shqiptare

Një grup shqiptar dhe një tjetër kalabrez janë shkatërruar nga forcat policore të Bolonjas në Itali gjatë një operacioni antidrogë. Grupi i përbërë nga shqiptarët importonte drogë nga Belgjika e Hollanda për shitje në tregun bolonjez, ndërsa kalabrezët drejtonin trafikun e drogës në Emilja Romanja.
Operacioni, i koduar “Broker” çoi në ndalimin dhe arrestimin e pjestarëve të të dy grupeve. Gjithashtu, në kuadër të hetimeve janë sekuestruar më shumë se 6 kilogram kokainë dhe 50 mijë euro false. Itinerari i transportit të lëndës narkotike ishte Hollandë- Gjermani- Itali.
Grupi i përbërë nga shqiptarët, me origjinë nga Tirana, importonte kokainë të cilësisë së mirë të cilën e shiste në Bolonjë, Milano, Bergamo, Prato e Pulja. Ndërkaq grupi kalabrez merrej me trafikun e drogës në rajonin emiljan dhe futjen në treg të eurove false përmes aktiviteteve të ndryshme tregëtare. (/corriere)