Rruga, shifra arrin në 620 milionë euro
Rruga Durrës-Kukës-Morinë është zhvatësja më e madhe e tre viteve, të fondeve që jepen nga buxheti i shtetit apo nga kreditë e huaja. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, për dy vitet e fundit, 2006 dhe 2007, kjo rrugë ka marrë nga buxheti i shtetit plot 214 milionë euro, ndërsa shuma që pritet të marrë gjatë vitit të ardhshëm, është më e madhe edhe se dy vitet e mëparshme të marra së bashku. Për 2008-ën, financimet për rrugën nga buxheti do të jenë 274 milionë euro. Ajo pritet të përfundojë në qershor të vitit 2009, sipas kontratës së nënshkruar mes qeverisë dhe kompanive që po merren me ndërtimin e saj, amerikanes "Bechtel" dhe turkes "Enka". Në total e gjithë rruga do të kushtojë 620 milionë euro, prej të cilave 520 milionë janë për segmentin Kalimash-Rrëshen dhe 100 milionë eurot e tjera janë për segmentet Milot-Rrëshen dhe Kalimash-Morinë