E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruge te reja per 100 vjetorin e Pavaresise punime nga veriu ne jug

Rrugë të reja po ndërtohen aktualisht në të gjithë territorin e vendit. Drejtori i Përgjithshëm Drejtorisë së  Rrugëve, Andi Toma bën të ditur për “ABC News”, se kjo drejtori po zhvillon punime nga veriu në jug të vendit, duke përfshirë edhe rrugë të rëndësishme brenda qyteteve urbane, si në Tiranë e Shkodër. Sipas drejtorit Toma, një pjesë e rëndësishme e këtyre projekteve pritet të finalizohen me sukses në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë sic mund të jetë Unaza e madhe e kryeqytetit, aksi Levan-Damëz-Tepelenë, disa lote të rrugës së Arbrit etj. 
Sipas Tomës, aktualisht punimet janë përqëndruar edhe në zonat veriore, me qëllim zhvillimin e zonave turistike aty si dhe ato zona, ku më parë shkaktoheshin përmbytje.
Sipas Tomës, një prioritet i rëndësishëm aktualisht është edhe ndërtimi i Unazës së Tiranës.
Autostrata Tiranë-Elbasan është gjithashtu në krye të listës së rrugëve kryesore që po ndërtohen në vend.
Drejtori i Drejtorisë së Rrugëve tregon se financimi për ndërtimin e rrugëve në çdo cep të vendit ka qenë në nivele të kënaqshme. Sipas tij, të ardhurat e mundshme që priten nga privatizimet do t’i jepnin një hov më të madh këtyre projekteve të rëndësishme. Kujtojmë këtu, se investimet publike kanë marre pjesën më të madhe të parave të buxheteve shtetërore, pasi rrugët janë konsideruar si prioritet i zhvillimit. 
Duket se akset kryesore dhe strategjike të territorit shqiptar janë ndërtuar ose janë në ndërtim e sipër. Ritmet e punimeve janë optimale dhe drejtues të dikasterit që kujdesen për ndërtimin e infrastrukturës rrugore tregojnë se më këto ritme, brenda 4 vitesh se mungesa e rrugëve do të ketë vetëm një histori i vjetër. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›