E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e kreut te SHISH Bahri Shaqiri

Bahri Shaqiri nuk do të jetë më Drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe në këtë detyrë ai do të zëvendësohet nga Visho Lika. Presidenti i Repubikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 92, germa “f”, dhe nenit 93 të Kushtetutës si dhe nenit 5, paragrafit 2 të Ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar, me propozimin të Kryeministrit dekretoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, zotit Bahri Shaqiri dhe emërimin në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, të zotit Visho Ajazi Lika. Zoti Lika mbante deri më tani postin e zëvenvësministrit të Tekonologjisë dhe Inovacionit. Ai ka lindur në 12 shkurt të vitit 1960. arsimin e lartë e ka kryer në Universitetin e Tiranës, fakulteti i shkencave të natyrës . Në vitin 1991 ai është ka marrë diplomuar me gradën PHD në Shkencat kompjuterike në mars të vitit 1993 ka kryer edhe një kërkim post doktorature në universitetin e Barcelonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›