E Martë, 3 Nëntor 2026

Rrugët e Fierit pa identitet

14/05/2005  Lista ngelet në arkiv

FIER - Rrugët e qytetit të Fierit, ende pa identitet, pasi emërtimi i tyre, edhe pse është miratuar zyrtarisht nga Këshilli Bashkisë Fier, duket se ka mbetur peng i hartave fotografike të qytetit të Fierit që ende nuk janë vënë në dispozicion të drejtorisë së urbanistikës. Me fillimin e këtij viti, u ngrit një komision specialistësh të Bashkisë, të cilët, në bashkëpunim me disa intelektualë dhe qytetarë të vjetër fierakë, hartuan një listë emërore për çdo rrugë të Fierit. U mjaftua me përfundimin e listës së emrave të rinj për rrugët dhe sheshet e qytetit të Fierit dhe gjithçka ka mbetur në letër. Në bashki shprehen se pa hartat fotografike që përgatiten vetëm nga specialistë të Ministrisë së Turizmit dhe Territorit, nuk mund të avancojë ky projekt që pritet të kushtojë 9.6 milionë lekë.I.M

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›