E Hënë, 2 Nëntor 2026

Studenti i Elbasanit, ndër 10 më të mirët në Botë

14/05/2005  Bursë nga Italia

ELBASAN - Një student i universitetit “Aleksandër Xhuvani” në degën e italianistikës është rënditur ndër 10 më të mirët në një konkurs të realizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme italiane në të gjtihë universitetet e Botës, ku studiohet kjo gjuhë. Aurel Duka, student i vitit të katërt në Elbasan, ka marrë pjesë në këtë konkurs, duke fituar edhe një bursë verore në Itali ndër 9 të përzgjedhur në universitete shqiptare që kanë konkurruar në këtë ese. Eseja fituese, nën titullin “Projekti i një udhëtimi në Itali” e ka bërë të riun elbasanas protagonist në këtë aktivitet të organizuar në auditorët e universitetit. Fituesi Aurel Duka shprehet përballë këtij aktiviteti se pjesëmarrja ishte një guxim që i shërben çdo studenti, që kërkon të konkurrojë dhe të vlerësohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›