E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, marshim për Ditën e Lutjes

 

Forumi për Demokraci dhe Etikë zhvilloi dje në Tiranë, Marshimin e Paqes, ku qytetarë dhe politikanë deklaruan solemnisht përgjegjësinë morale dhe publike, duke e shpallur 17 janarin Ditë Lutjeje dhe Reflektimi Kombëtar. Marshimi i Paqes u zhvillua  duke u nisur nga sheshi "Skënderbej" në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" drejt sheshit "Nënë Tereza". Pikërisht në këtë shesh, pranë memorialit të Nënë Terezës, pasi u ndezën qirinj në përkujtim të kësaj dite, drejtori Ekzekutiv i FDE, Arjan Galdini  tha se ndër të tjera se, "sot politika vendosi që ta vendosë qytetarin si autoritetin suprem për të cilin ajo do të marrë vendimet, ajo e pranoi këtë ditë si një datë jo pushteti, si një ditë ku nderojmë të gjithë së bashku Zotin, qytetarin, Nënë Terezën, Skënderbeun, që kanë bërë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët". Në këtë tubim merrte pjesë dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›