E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet Besnik Hasa, dhunonte gruan që u vetëvar për t’i shpëtuar ferrit bashkëshortor



Tiranë - Një person u ndalua nga forcat e policisë si autor i dyshuar për shkaktimin e vetëvarjes së bashkëshortes së tij, një ditë më parë, në Tiranë. “Forcat e Komisariatit Nr. 5 të Policisë ndaluan shtetasin Besnik Hasa, 44 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Bathore, Tiranë”, - bënë të ditur dje për gazetën “Albania” burime zyrtare nga Policia e Tiranës. Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi dyshohet se është shkaktar i vetëvarjes së bashkëshortes së tij, Elisabeta Hasa, 27 vjeçe, e cila dy ditë më parë vari veten me një shall në dritaren e banesës së saj, - sqaruan burimet e policisë. Po sipas tyre, 27-vjeçarja i dha fund jetës për shkak të keqtrajtimeve nga bashkëshorti. Policia konfirmoi se çështja në ngarkim të 44-vjeçarit Hasa i ka kaluar për hetime të hollësishme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për veprën penale "Shkaktim të vetëvrasjes".

8 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›