Lidhja me një femër i merr jetën 33-vjeçarit
Lulzim Çela vret kushëririn e tij, Indritin, në Aramenas të Fushë-Krujës. Dëshmia e autorit të krimit në polici: “Krimin e bëra në rrethana vetëmbrojtjeje”
KRUJË – Një vrasje ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku një 21-vjeçar ka vrarë kushëririn e tij pasi dyshohet për një lidhje të viktimës me të afërmen e tij. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se pas një zënke mes dy të rinjve ka mbetur i vdekur shtetasi Indrit Çela, 33 vjeç, nga fshati Aramenas i Fushë-Krujës. Sipas tyre, autor i ngjarjes është Lulzim Çela, një i afërm i viktimës. Autori i krimit thuhet se është dorëzuar në polici. Ai ka dëshmuar dje pasdite para agjentëve të krimit, duke u shprehur se e ka kryer krimin në rrethanat e vetëmbrojtjes pasi 33-vjeçari ka tentuar ta vrasë atë më parë.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur në orën 09:30 të mëngjesit të djeshëm, kur dy të rinjtë janë përplasur me njëri-tjetrin. Autori i dyshuar i vrasjes ka rrëfyer versionin e tij për ngjarjen e rëndë që i mori jetën një 33-vjeçari. Lulzim Çela, 21 vjeç, lindur e banues në fshatin Arameras pranë Fushë-Krujës, dëshmoi para grupit hetimor të ngritur për ngjarjen. “Indrit Çela erdhi pranë shtëpisë sime me dy granata dore që mbante nëpër xhepa dhe një automatik në dorë, duke dashur të më vrasë”, - ka dëshmuar i arrestuari. “Në kohën që Indriti m’u vërsul për të më qëlluar, unë iu hodha në trup dhe arrita t’ia marr armën nga duart. Në këto momente, e kam qëlluar me armën që i kapa”, - ka vijuar dëshmia e të riut. I dyshuari Lulzim Çela, menjëherë pas krimit është larguar nga vendngjarja, por vetëm pak metra më tutje, duke lënë të vdekur në vend Indritin 21-vjeçar dhe pranë tij dy granatat dhe automatikun. Vetëm pak minuta më vonë, ka mbërritur policia dhe pa rezistencë i dyshuari i vrasjes u është dorëzuar prangave. “Ne po hetojmë, mbështetur në dëshminë e të dyshuarit, vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë një tentativë vrasjeje”, - sqaroi policia e Durrësit.
Motivet
Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se krimi ka ndodhur për motive të dobëta, pa dhënë asnjë rrethanë. Po ashtu, zyrtarisht mohohet lidhja mes viktimës dhe vrasësit. Burime për gazetën pohojnë se Indrit dhe Lulzim Çela kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin dhe dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një lidhje e viktimës me një femër, e cila dyshohet të ketë lidhje gjaku me protagonistët e ngjarjes së djeshme. Gjithsesi, policia e Durrësit po merret me zbardhjen e rrethanave të krimit. Ndërkohë, dosja në ngarkim të Lulzim Çelës i ka kaluar organit të akuzës.
8 Janar 2009