Rrugorët ndëshkojnë drejtuesit e mjeteve në Durrës
DURRËS - Forcat e Policisë Rrugore kanë shtuar masat për parandalimin e aksidenteve rrugore në qarkun e Durrësit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut bënë të ditur se një pjesë e mirë e masave administrative janë marrë për mospërdorim të ndriçimit të duhur si dhe për mosvendosjen e rripit të sigurimit nga drejtuesit dhe udhëtarët e automjeteve. Burimet thanë se gjatë muajit shkurt inspektorët e Policisë Rrugore kanë vendosur 6.786 masa administrative me vlerë 5.192.200 lekë. Gjatë së njëjtës periudhë janë pezulluar 251 leje drejtimi për automjete, si dhe janë bllokuar administrativisht 70 automjete. Burimet thanë, se me gjithë punën e kryer brenda një muaji janë regjistruar 12 aksidente automobilistike, me 2 të vdekur dhe 12 të plagosur.
5 Mars 2008