E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rubik, gjendet inxhinieri i vdekur në banesë

MIRDITË - Është gjetur i vdekur në një banesë në qytetin e Rubikut inxhinieri Medil Lladari, i moshës 60 vjeç. Ai punonte në një firmë ndërtuese në segmentin e autostradës Rubik-Rrëshen. Inxhinieri është gjetur i vdekur një banesë dykatëshe në lagjen e re të këtij qyteti, një hyrje të cilën e kishte marrë me qera për kohën që punonte aty. Por pikërisht sot në mëngjes punëtorët dhe personeli tjetër kanë vënë re se ai nuk është paraqitur në punë si zakonisht, ndaj kanë shkuar ta thërrasin tek shtëpia ku banote. Atje nuk është përgjigjur njeri, ndërsa kanë shqyer derën pasi është kuptuar se diçka mund të kishet ndodhur me inxhinierin 60 vjeçar. Sapo kanë hyrë brenda kanë parë ixhinierin e pajetë. Më pas është lajëmruar policia dhe ekspertiza për të bërë autospsinë për të gjetur shkakun e kësaj vdekje të beftë. Dy mendohet të jenë arsyet, ndonjë infarkt apo hemoragji cerebrale. Ledil Lladari ishte nga Shkodra, por dukeqenëse punonte për ndërtimin e autostradës jetonte me qira në Rubik.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›