SHBA, nëna bën seks me djalin 14 vjeç, dënohet 9 vjet
Aime Luis Suord është dënuar me nëntë vite burg nga Gjykata Federale e Miçiganit, pasi ka bërë seks me të birin, 14 vjeç, në vitin 2008. Gruaja, tani 36-vjeçare, e kishte dhënë në adoptim të birin menjëherë pas lindjes, por kishte arritur të ruante kontakte me prindërit adoptues, të cilët çdo vit i dërgonin foto të të birit. Por pas ditëlindjes së 14-të, familja adoptuese e djalit vendosi të shkëpusë raportet. Që nga ky moment, Aime ishte prekur nga një ndjesi e çuditshme emocionale dhe vendosi të joshte djalin, i cili nuk e dinte identitetin e vërtetë të së ëmës natyrale. Joshja u bë në një rrjet social. “Kur pa djalin, diçka i ka lëvizur brenda shpirtit”, tha avokati Mitçell Ribiter. “Aime po përpiqet të kuptojë arsyet që e çuan në një akt kaq të tmerrshëm dhe ka nevojë për kura psikologjike”, shtoi ai.