E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, i dehuri kalëron krokodilin, plagoset



Një 36-vjeçar tërësisht i dehur, pasi ishte përpjekur të kalëronte një krokodil, është kafshuar në një këmbë. Burri kishte shkuar në një park të Brom, në veri të Australisë, dhe kishte arritur të ngjitej në rrjetë e të hynte në vaskën ku qëndronte Fatso, një krokodil i ujit të kripur, i gjatë 5 metra. Kafsha e ka sulmuar duke i lënë plagë të rënda në këmbë. I dehuri sapo ishte nxjerrë jashtë nga një tavernë aty afër parkut, pikërisht sepse e kishte tepruar me pijen. Por ai nuk është tërhequr pas nga dëshira për të provuar çfarëdo emocioni dhe ka vendosur të kalërojë krokodilin. Por Fatso nuk ka duruar dot t’i hipin në kurriz dhe i ka kafshuar pikërisht këmbën që kishte ngritur për ta kalëruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›