Ruçi: Nderim për Mehmet Shehun, edhe Berisha po të ishte pjesë e Besëlidhjes së Poçemit, do e vlerësoja
Mallakastra ka përkujtuar 70 vjetorin e Besëlidhjes së Poçemit dhe figurën e ish- kryeministrit komunist, Mehmet Shehu.
Të pranishëm në ceremoni kanë qenë deputetët socialistë Gramoz Ruçi dhe Pirro Lutaj si dhe kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo dhe kryebashkiaku i Ballshit, Ilir Çela.
I pyetur nga gazeta Panorama nëse ai ka vlerësuar figurën e Mehmet Shehut në këtë ceremoni, Gramoz Ruçi tha: Unë nuk bëj vlerësime figurash. Unë vlerësoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë. Mehmet Shehu ka qenë pjesë e kësaj Besëlidhjeje dhe në qoftë se do kishte qenë edhe Sali Berisha pjesë e saj, sigurisht që do ta kisha përmendur dhe Sali Berishën./ep