Krimi nuk ndalet, burri vret gruan 28 vjeçare në Fushë Mamurras
Ndërsa Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha bëjnë fushatë për të marrë kryesimin e Partisë Demokratike, duke ia vënë fajin për humbjen faktit që përballë kishin Partinë e re të Punës, në vend krimi ka marrë kontrollin.
Një 28 vjeçare është gjetur e ekzekutuar në banesën e saj në Fushë Mamurras, ndërsa dy ish- ministrat e Brendshëm të qeverisë Berisha duhet ta dinë mirë se krimi i përhapur është një nga arsyet kryesore pse shqiptarët e shporrën këtë qeveri.
28 vjeçarja, që për ironi të fatit quhet Valbona, është ekzekutuar me thikë nga i shoqi, Marian Lleshi, 42 vjeç. Dyshohet se krimi ka ndodhur për shkaqe xhelozie.
Dy ditë më parë një tjetër grua me emrin Valbona u ekzekutua në mes të ditës në Tiranë./ep
