Haxhinasto, vizitë zyrtare në Maqedoni

Foto LSA
Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të homologut maqedonas, Nikolla Poposki.
Në axhendën e takimeve të ministrit Haxhinasto janë parashikuar bisedime zyrtare me ministrin e Jashtëm maqedonas, presidentin Gjeogje Ivanov, kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me zëvëndëskryeministren për Çështjet e Eurointegrimit, Teuta Arifi.
Gjithashtu, Haxhinasto do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni. / G.N.