Koçi shpalos programin elektoral në Farkë
Partia Socialiste e Vërtetë 91 ka organizuar një takim me përkrahësit e komunës Farkë. Në takim ishin kandidatët për deputetë për Tiranën, kryesuar nga kryetari i partisë, Petro Koçi. Më tej, Koçi shpalosi disa nga pikat më të rëndësishme të programit të PSV 91, ku midis të tjerave theksoi premtimin për njësimin e statusit konstitucional mes Bashkive dhe Komunave, për të mbyllur hendekun mes fshatit dhe qytetit.
Më pas ai theksoi se PSV 91 është për politikën e re të gjithëpërfshirës e jo atë të përjashtimit, siç ka ndodhur me partitë e mëdha. Ai e ilustroi këtë argument me nevojën e vlerësimit të figurave historike të PS-së si pjesë e trashëgimisë politike, duke e konsideruar një pasuri e jo një barrë.Të pranishmit shprehën entuziazëm në mbështetje të vlerësimit të figurës së liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Dhe folësit e tjerë theksuan nevojën e vlerësimit të rolit historik të figurave të rëndësishme të PS-së dhe nevojës që ata akoma të jenë pjesë aktive e zhvillimeve të reja politike në Shqipëri.