Meta-Chountis: Imuniteti të hiqet sa më shpejt në Parlament

Dy personalitetet diskutuan mbi ecurinë e përmbushjes së prioriteteve për integrimin evropian të Shqipërisë, gjendjen politike në vend dhe mbi marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
Gjatë bisedës, Meta nënvizoi se të gjitha forcat politike në vend kanë përgjegjësi të madhe për të siguruar një klimë më pozitive politike në vend dhe se konfliktet e vazhdueshme artificiale që krijohen, nuk duhet të bëhen më pengesë për performancën dhe punën e administratës shtetërore në përmbushjen e 12 prioriteteve kyçe për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE brenda këtij viti.
Në këtë drejtim, Meta theksoi edhe një herë, qëndrimin e LSI për heqjen pa vonesa të imunitetit te zyrtarëve të lartë, përmes procedurave parlamentare. Nga ana e tij, Chountis shprehu mbështetjen e Parlamentit Evropian për integrimin evropian të Shqipërisë, dhe në veçanti për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në këtë kuadër, ai theksoi se pavarësisht se vendimi nuk i takon Parlamentit Evropian, opinioni i këtij institucioni ka peshë të madhe në strukturat e BE-së në Bruksel.
Në përfundim, Meta dhe Chountis ndanë mendimin se aktorët kryesorë politikë në Shqipëri, duhet të tregojnë përgjegjësi maksimale për avancimin e projektit evropian të vendit, si e vetmja rrugë përpara për qytetarët shqiptarë dhe si një kontribut të çmuar për paqen dhe stabilitetin në rajon. /Start/
2012-09-06 12:16