E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rud Gulit: Në SHBA kurrë nuk e kanë dashur Bekhamin

Ka qenë gjithmonë një mision i pamundur ai i Devid Bekham në kërkim të fitimit të zemrës së Amerikës, sepse nga ato anë kurrë nuk e kanë dashur vërtet. E thotë Rud Gulit, ai që mendonte se kishte gjetur Amerikën e tij, duke u bërë trajneri i Los Anxhelos Galaksi në nëntor të vitit të kaluar. Por që u largua prej andej në verë, kur kuptoi se ëndrra shumë shpejt ishte transformuar në një ankth. "Amerikanët kanë frikë nga futbolli, rrëfehet holandezi. E dinë shumë mirë që është sporti më i famshëm në botë, por nuk do ta lejonin kurrë që ai të dalë mbi bejsbollin, basketbollin, apo futbollin amerikan. Ardhja e Bekhamit në Amerikë ka bërë diferencën në planin e mbulimit mediatik, por Federata Amerikane e Futbollit vuri një limit prej 2.2 milionë dollarësh (1.7 milionë euro) për klub. Shifra më e ulët në krahasim me çdo sport tjetër në Amerikë. Me këtë buxhet është e vështirë të bësh një ekip me 29 elementë, jo më me lojtarë të nivelit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›