E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breshia, shfaqet pista Bogdani

Breshia, ish-skuadra e Igli Tares, ka filluar qysh tani të mendojë për sezonin e ardhshëm. "Dallëndyshet" e Serse Kozmit kanë përcaktuar edhe objektivat me merkatos verore dhe një ndër të përmendurit e sitit italian të specializuar për transferimet e lojtarëve, tuttomercatoweb.com, është edhe sulmuesi shqiptar i Livornos, Erion Bogdani.
30-vjecari, i konsideruar si "Princi i Epirit" nga mediat italiane, në kohën kur Erioni luante për "Hellas Verona" në Serinë B, mund të zëvendësojë Posanxinin, i cili nga ana e tij është në shenjëstrën e Modenës. Sulmuesi kryesor i Kombëtares shqiptare, Erion Bogdani ka shënuar vetëm një gol gjatë këtij sezoni në Serinë A kundër Juventusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›