Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njeh Kosovën

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) është i vendosur të njohë Kosovën, edhe pse shteti më i ri në botë nuk do të ketë asnjë mundësi të marrë pjesë në Lojërat Olimpike "Pekin 2008".
"Do të ketë njohje të Kosovës si pjesë e IOC-së. Unë mund ta bëj të ditur këtë para kohe", - tha Mario Peskante, kryetari i komisionit të marrëdhënieve ndërkombëtare të IOC për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.
"Por unë nuk mendoj se Kosova do të ketë kohën e mjaftueshme të paraqitet në Lojërat e Pekinit". Peskante shtoi se Kosova paraqiti aplikimin e saj për tu bashkuar me familjen e madhe të Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ku natyrisht bën pjesë edhe Shqipëria.