Rudi Vata: "Ja pse e injoruan Litbarskin"

Nga Gllasgou, Anton Leka
(Interviste) Rudi Vata, ju si ish-kapiten i Kombëtares i keni ndjekur rezultatet e ndeshjeve që ka zhvilluar Kombëtarja nën drejtimin e trajnerit Otto Baric. Cili është mendimi juaj për ecurinë e fundit në Kombëtare? - Me ardhjen e Otto Baric në bankinën e Kombëtares, shqiptarët menduan se ishte një zgjidhje e drejtë. Udhe unë, si pjesë e kësaj shoqërie, mendova ashtu, pasi Otto Baric është një emër i madh në futbollin botëror dhe ka një eksperiencë shumë të madhe. Kam menduar se kjo ishte një zgjedhje normale e FSHF-së. Po për mënyrën sesi ka punuar ai, më lë të dyshoj, pasi kam menduar që një njeri profesionalist me përvoja aq të madhe, nuk mund t`ia lejoj vetes që njerëz të tjerë të influencojnë dhe ndërhyjnë në punën e tij. Ai ka rënë në kontradiktë me vetveten, pasi në fillim tha me të madhe se do bënte revolucion në futbollin shqiptar dhe unë në ato momente e vlerësova shumë, pasi ai morri në dorë një Kombëtare me lojtarë të moshuar dhe nëse do të mendohej për perspektivën, kjo Kombëtare, tani më shumë se kurrë, kishte nevojë për një rifreskim. Otto Baric ashtu si dhe Briegel ka premtuar shumë për ndryshime dhe rinovime në formacionin e Kombëtares, por në të vërtetë vazhdohet te luhet akoma me Igli Taren, Haxhin, Muratin dhe Hasi. A mendoni Ju se i ka ikur koha ketyre futbollisteve? - Natyrisht që një trajner i sapoardhur dhe është i ri në një vend tjetër, duhet të sjellë të reja dhe kjo është më se normale për futbollin. Kështu ndodh kudo në futbollin profesionist. Brigel iku dhe erdhi po një i huaj dhe pikërisht ky trajner duhej me doemos te bënte ndryshime, pasi duhej të përmirësonte gabimet e paraardhësit të tij. Dhe unë këtë normalisht e prisja, pasi nga njëra anë kjo Kombëtare ka nevojë për rifreskim dhe nga ana tjetër prisja, që Baric të bënte ndryshime, se vetëm në këtë lloj mënyre mund te vihej në dukje puna e mire e trajnerit të ri. Por në Shqipëri, apo më mirë të them në FSHF, punët shkojnë për së prapi. Aty ka klane qe duan që trajneri i Kombëtares te bëje sic duan ata. Mua me vjen keq për Baric, dhe shpresoj qe ai sa më shpejt të mos bjerë preh e ndikimeve, pasi ai është një profesionist i vërtete dhe kjo ja ul atij vlerat. Ai duhet të distancohet nga këto makinacione dhe lirisht mund të dal në shtyp dhe të tregojë se cilat janë shkaqet e vërteta të mos rinovimit. Ai po qe se thotë se ka lojtarë që duhen largohen, kjo është gjë normale dhe duhet të behët në mënyrë ceremoniale, jo ashtu si jemi larguar ne. Dihet se në futboll ka një pikënisje, pikë kulminante dhe një fund. Kush futbollist që e ndjen se ka dhënë maksimumin dhe e shikon që duhet të largohet ai duhet ta bëjë këtë gjë, në mënyrë që ti hapë dritën jeshile një lojtari të ri, se vetëm kështu ka vazhdimësi në futboll, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të marrë energji të re një Kombëtare futbolli. Ju vitin e kaluar tentuat të ndihmonit futbollin shqiptar duke ju ofruar FSHF-së një Kampion Bote, një njeri me shumë potencë në Gjermani dhe Evrope si Pierre Littbarksi, i cili u injorua dhe nuk u trajtua apo respektua nga FSHF-ja ashtu si duhej. Cilat ishin arsyet e mospranimit dhe si e cilësoni, në këtë rast Presidentin e FSHF-se? - Unë mendoj, se nga gjithë kandidatët që shprehën dëshirën për të udhëhequr Kombëtaren, Pierre Littbarski ishte alternativa më e mirë. Këtë e bazoj ke fakti se Littbarski ishte një nga figurat më me potencë dhe ai është një djalosh i ri, energjik dhe me shumë ambicie në jetë. Ai i njihte shumë mirë problemet e futbollit shqiptar dhe kishte një vizion dhe metode të re pune. Nuk duhet të harrojmë që pranë bankinës si ndihmës ai do merrte Tonni Schumacher, një tjetër Kampion Botë po me potencë të madhe. Por të gjitha këto nuk i interesonin FSHF-së. Ajo jo vetëm që nuk e respektoi Littbarskin por dhe e injoroi duke e pritur shumë keq. Me ka ardhur shumë turp kur më tregoi Littbaski pasi kishte takuar Armando Duken, sekretarin dhe Skender Hykën në Hotel Sheraton në Mynih të Gjermanisë ku me paturpësinë më të madhe dhe shumë injorancë, Presidenti i FSHF-së as qe e shikonte në sy Littbarskin, i cili për gjatë 45 minutave mbante shënime dhe i dorëzoi FSHF-së një koncept të ri lojë, që kishte përpiluar Kampioni i Botës dhe që donte ta aplikonte në Kombëtaren Shqiptare. Ata jo vetem që nuk i jepnin vëmendje apo interesim, por ata herë fusnin gishtin e kruanin hundët pa edukate, ose merreshin me celularet e tyre moderne duke shkruar SMS. Që në atë takim Littbarski tha, që ai (Duka) nuk ka ndërmend të punoj me mua. U tha në shtyp që Litbbarski kërkoi shumë para. A ishte kjo arsyejae mospranimit? - Sigurisht që nuk ishte ashtu. Kjo është një abuzim. Ai sëbashku me ndihmësin e tij Tonni Schumacher do merrte të njëjtën shumë sic merr dhe pasardhësi i tij Otto Bari apo paraardhësit Briegel. Ajo ishte vetëm një alibi, pasi e vërteta ishte se ata nuk mund të bënin me një Gjerman apo një njeri me emër si Littbarskin ashtu sic donin ata. Ata nuk mund ti thoshin dot që vër kapiten apo fut në lojë këtë apo atë lojtarë. Pasi Littbarski nuk mund të drejtohej dhe komandohej nga ata. Kjo ishte mëse e sigurt. Pra e gjitha ishte një show. Edhe kur Littbarski erdhi ne Shqipëri, pasi ishte ftuar nga Top-Channel, Armando Duka organizoi dhe një takim tjetër ku kishte sjellë me vetë dhe kamerat e televizoneve për të treguar në opinion që kishte alternativa dhe ende nuk e kishte vendosur se kush do ishte trajner i Kombëtares. Ne të vërtete ata e kishin vendosur se kush do merrte bankinën dhe pazaret ishin bërë me kohë. Tek jemi ke Presidenti i FSHF-së, futbollistë të Kombëtares, që tashmë nuk luajnë tregojnë se Duka, Brigel, Tare dhe Strakosha e kanë përdorur Kombëtaren për bizneset e tyre. Si e gjykoni ju këtë? - Tani ka patur shume fjalë dhe, aty ku ka fjalë nuk është pa gjë. Dihet se aty ka lindur një lidhje, sepse kanë qenë interesat e përbashkëta të cilat ata i kanë shfrytëzuar si të donin ata. Fakt është që njerëzit dhe figurat e mëdha që i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar, janë injoruar dhe janë larguar nga FSHF-ja. Ky është një dëm i madh për brezat që vijnë dhe mua më vjen keq, pasi njerëzit, që kanë luajtur futboll dhe kanë ndjerë erën e ëmbël të barit në kushte shumë më të vështira të jetës, kanë patur dhe do kenë shumë mundësi që ta ndihmojnë futbollin shqiptar, për tu pastruar nga këto lloj fundërrinash. Kush nuk reagon dhe është indiferent karshi këtyre fenomeneve do i ketë brezave që vijnë një borxh të madh. Ju keni kontaktuar disa herë me zv.Presidentin e FIFA-s z Devid Will, i cili ashtu si dhe ju, jeton në Skoci. Cilat janë qëllimet e bisedimeve tuaja? - Unë jam shqiptar dhe si i tilli jam prezantuar gjithmonë dhe si i tillë jam afirmuar në futboll. Unë jam pjesë atij brezi që i përjetoi dy periudha të ndryshme, që për fat të mirë arritëm të shijojmë dhe demokracinë, duke punuar dhe jetuar në kushte të vështira dhe si shqiptar e ndjej për obligim te shpreh aty ku duhet shqetësimet e popullit tim. Unë i kam shpjeguar zotit Devid Will sesi po vuan futbolli shqiptar, pasi po drejtohet nga dikush qe nuk ka lidhje fare me këtë fushë. Pasi vjen dikush merr postin e drejtimit të futbollit dhe mendon se të gjithë duhet të bëjnë ashtu si don ai dhe se e privatizon apo monopolizon në mënyrë të pandershme. Unë kam reaguar dhe jam ankuar me te drejtë kur e shikoj se në futboll nuk shkojnë punët ashtu sic duhet, pasi e quaj si obligim për një njeri si unë, pasi unë jam pjesë e asaj Kombëtareje, ku aty jam rritur dhe kam hedhur shume djerse dhe si unë jam shumë të tjerë që edhe ata ashtu si edhe unë do vepronin po tu jepej mundësia. Unë kam shprehur pakënaqësitë e shumë figurave të mëdha të futbollit shqiptar, pasi Kombëtarja është e të gjithëve, i atyre që kanë derdhur gjak dhe djersë në fushës e lojës dhe ashtu sic tha së fundi Platini, futbolli duhet të manaxhohet nga futbollistët. Pasi përmendët Platininë, mbasi u shpall Presidenti i ri i UEFAs, pak ditë më vonë u publikua dhe lista e atyre federatave që kishin votuar pro ose kundra. Morëm vesh se Shqipëria nuk ishte në listën e Platinisë dhe pas përfundimit të Kongresit, nuk u pa që Duka të uronte Platininë sic e bënë gjithë presidentet e federatave apo shumë gazetarë , pa marr parasysh votën. Mendoni se ka patur konflikt midis tyre? - Platini është figurë e madhe e Futbollit dhe nuk ka sesi të jetë mik me Armando Dukën, pasi ata nuk i lidh asgjë e përbashkët. Përvec faktit, që funksionet të bëjnë, që ti japësh dorën njërin apo tjetrit. Platini ka për të mbajtur një qëndrim profesional ndaj cdo lloj abuzimi të cdo federatave. Nëse është e vërtetë se Duka nuk ja e ka përgëzuar Platininë për postin e ri atëherë ky fakt tregon nivelin shumë të ulët të tij. Ju jeni takuar disa herë dhe me ministrin apo me zëvendësministrin e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Cilat janë qëllimet e këtyre takimeve? - Shiko, unë jam takuar me shumë figura të shquara të futbollit shqiptar, me specialistë, ish trajnerë të Kombëtares dhe sigurisht edhe me Ministrin e Kulturës dhe sporteve, pasi shqetësimet nuk kanë qenë vetëm të miat por dhe të tyret dhe kemi biseduar për shumë probleme që ka futbolli aktualisht. A nuk mendoni që Qeveria shqiptare është treguar deri më tani tolerante me FSHF-në ndërkohë që ka shtete të tjera si Polonia, Maqedoni dhe Italia ku shteti dhe ligji ka ndërhyrë menjëherë. Si e konsideroni ju këtë fat? - Kjo ndoshta do më dukej apatike apo shumë komprometuese dhe nuk mund ta besoj, pasi kjo qeveri ka vënë, që në fillim të punës së saj, si synim se do e luftoj rreptësisht korrupsionin dhe do plotësoj dëshirën e masave. Unë uroj dhe shpresoj që shteti të reagojë në mënyrë sa më të shpejtë sa nuk është vonë, për të pastruar fushat e blertë të futbollit nga mbeturinat apo pjesët e dëmshme, se vetëm kështu topi i futbollit do të fillojë të tundë rrjetat e kundërshtarëve dhe populli sportdashës do ta mbështesë me ngrohtësi e tij, ashtu si më parë.