Nini shkelqen perseri: 1 gol dhe 2 asiste ne derbi

Speciale nga Kastriot Gjini, Greqi
Për disa njerëz ëndrrat mbesin ëndrra, disa të tjerë me zor arrijnë të plotësojnë ndonjë, por kjo nuk ndodh për Sotir Ninin, sepse Nini, djaloshi i lindur në Himarë, i cili nuk ka mbushur akoma të 17-at, po i plotësohen ëndrrat një pas një. Ajo mbrëmje e 7 janarit, kur talenti me origjinë shqiptare u fut për herë të parë në formacionin titullar të Panathinaikosit, ishte vetëm fillimi i një ëndrre. Një fillim që asnjeri nuk mund të imagjinonte se si do të zhvillohej, dhe madje as Nini vete nuk kishte guxuar ta përfytëronte. Dhe vetëm pas një muaji, jo vetëm shtypi grek por edhe ai gjerman, spanjoll, italian dhe madje edhe faqja zyrtare e UEFA-s, uefa.com do t'i rezervonte një nga vendet kryesore në faqet e saj. Dita e "artë" e Ninit Më datë 7 janar, trajneri i ri spanjoll i Panathinaikosit thërret në grupin e 18 lojtarëve dhe vogëlushin Sotir Nini, i cili ishte 16 vjec e 9 muaj dhe 4 ditë, dhe askush besonte se ai do të luante qoftë dhe një minute. Por trajneri Munjoz jo vetëm që e aktivizoi, por e futi në 11 titullare të asaj ndeshje. Një besim i madh ky i spanjollit, besim te cilin do t'ia kthejë dhe Nini, që zhvilloi një lojë të shkëlqyer që në debutimin e tij me fanellën e "tërfilave". Në atë ndeshje Sotir Nini, ishte më i miri në fushë, madje trajneri kundërshtar në konferencën për shtyp, pranoi se ndërroi 2 mbrojtësit vetëm se nuk mund ta përballonin Ninin. Ditën e nesërme të ndeshjes, Sotir Nini do të shikonte të gjitha gazetat të publikonin fotografitë e tij, dhe të flisnin për të. Sikur nuk mjaftonte kjo, himarjoti i talentuar do të fitonte dhe cmimin e MVP (Most Voted Player- Lojtari më i votuar) të të gjithë javës së kampionatit grek, me një përqindje marramendëse 72.8%. Nini do të vazhdojë paraqitjet e bukura dhe në ndeshjen e dytë do të jepte një asist të mrekullueshem për golin e 3 të skuadrës së tij, Panathinaikos. Gol më i bukur dhe rekord Sotir Nini vazhdoi të impresionoje të gjithë me lojën e tij. Madje në derbin kundër PAOK-ut, skuadër që ka fushën më të vështirë në të gjithë kampionatin grek, Panathinaikos humbiste 2 :0, dhe në pjesën e dytë spanjolli Munjoz hodhi në fushë dy të rinjtë e skuadrës: mesfushorin Nini dhe sulmuesin Manzios. Dy të rinjtë do të arrijnë ta ndryshojnë rrjedhën e lojës, me himarjotin qe morri përsipër gjithë mesfushën dhe organizimin e sulmeve të Panathinaikosit. Vetëm 20 ditë nga debutimi i tij, Nini realizoi golin e tij të parë, duke finalizuar në një ndeshje shume të vështirë për Panathinaikosin kundër Panionios. Goli i tij zgjidhet goli më i bukur i javës në Greqi me 70.7% te votave, por edhe nga FIFA si goli më i bukur i javës në botë. Me atë gol Nini u bë golashënuesi më i ri i kampionatit grek, duke thyer rekordin e parë. Fanela jeshile me numrin 37 Fanella me numrin 37 që mban veshur Nini, është bërë e zakonshme ne 11 titullarë te Panathinaikosit. Sotir Nini, u vështirëson jetën e mbrojtësve te PAOK-ut në ndeshjen e kthimit të Kupës, ku dha dhe asistin për golin e kualifikimit të skuadrës së tij. Në ate ndeshje, shume objekte do të hidhen kundër tij nga tifozët dhe kore tifozesh dë ta fyejnë: "s'do të bëhesh grek kurrë, shqiptar, shqiptar"'. Pak ditë më pas, Nini morri pjesë në Kupën UEFA në humbjen e Panathinaikosit me skuadrën franceze Lens, duke u bërë lojtari më i ri i një skuadre greke që merr pjesë në kupat e Europës. Heroi i ndeshjes bën diferencën Por kryevepra ende nuk kishte dalë në dritë. Sotir Nini, dha më të mirën e tij në derbin që do të zgjidhte skuadrën që do të shkonte në Champions League, në derbin e "Titanëve" Aek – Panathinaikos. Në atë fitore të papritur dhe të thellë me rezultatin 4:1 në favor të Panathinaikosit, Nini u bë heroi kryesor i asaj ndeshje, me një gol shumë të bukur, por dhe me 2 asistë në golat e tjerë. Pa dyshim ishte lojtari qe beri diferencën në atë takim. Video nga 2 golat e Ninit Goli i Sotir Ninit në ndeshjen Panathinaikos-Panionios 2-0 http://www.goal4replay.net/GoalWatch.asp?Ln=En&ID=1103 * * * Goli i Sotir Ninit në ndeshjen AEK-Panathinaikos 1-4 http://www.goal4replay.net/GoalWatch.asp?ID=1237&Ln=En Bëmat e Sotir Ninit * Është lojtari më i ri që u aktivizua në një ndeshje të Superligës greke. * U bë golashënuesi më i ri i kampionatit grek me golin e realizuar kundër Panioniosit. * MVP më i ri i kampionatit grek. * Goli i tij i parë doli më i bukuri i botës për atë javë. * U bë lojtari më i ri i Panathinaiksoit që luan në një ndeshje të kupave europiane. * U bë lojtari më i ri i Superligës greke që shënon në një derbi * Ka një përqindje shënimi: 1 gol në 5 goditje. * Në debutimin e tij detyron trajnerin kundërshtar të ndërrojë dy mbrojtesit bazë të skuadrës, pasi nuk e mbulonin dot.