E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rudi Vata: “Ndaj Suedisë pres edhe fitoren”



Shqipëria nisi dje në kompleksin stërvitore të klubit “Dinamo” përgatitjet kundër Suedisë e Maltës, dy ndeshjet e para eliminatore të fushatës për Botërorin e vitit 2010. Kuqezinjtë e drejtuar nga Ari Han synojnë rezultat pozitiv, madje holandezi është shprehur për median shqiptare, se do ta mërziste edhe barazimi. “Kundër Suedisë, Shqipëria duhet të hyjë me mentalitet fituesi. Nuk kemi pse ta nisim si inferiorë kundër Ibrahimoviçit më shokë”. Ky është mendimi i ish-kapitenit të Kombëtares, menaxherit të njohur Rudi Vata, i cili ishte i pranishëm në ndeshjen Partizani-Vllaznia (1-2) në shoqërinë e futbollistit Uliks Kotrri. “Jam i bindur se trajneri Ari Han do të dijë ta përgatisë skuadrën tonë kombëtare në ndeshjen më të shumëpritur për tifozerinë shqiptare. Të gjithë duam ta fillojmë në mos me fitore, me pikë. E kemi bërë me Zvicrën (Euro 2004) e Greqinë (Botërori 2006) në Tiranë, por dhe me Bjellorusinë (Euro 2008) në transfertë”. Vata ka ndjekur përmes televizionit edhe takimin miqësor kundër Lihtenshtejnit (2-0). “Ishte normale që pas dy golave të shpejtë ndaj një skuadre modeste si Lihtenshtejni, ritmi do të binte, pasi dhe impenjimi maksimal në këto sfida është vështirë të arrihet”. Shqipëria ka bërë ndeshje të bukura ndaj ekipeve të mëdha. Vata shton: “Unë mendoj se lojtarët tanë, të cilët luajnë në kampionate të rëndësishme europiane, do të dinë të gjejnë motivimin e duhur përballë emrave të mëdhenj që ka Suedia”. Shqipëria e ka treguar gjithmonë se ndaj skuadrave të mëdha luan si kundërshtare e denjë. Unë jam i bindur se mund të dalim me pikë ndaj Suedisë, për më tepër që luajmë në ‘Qemal Stafa’. Më besoni, tifozeria të jep shumë forcë”. Katër ditë pas ndeshjes së Suedisë vjen një sfidë e lehtë në letër, ajo kundër Maltës (10 shtator). “Do të më pëlqente që Shqipëria të vinte në këtë takim pas një rezultati pozitiv me Suedinë, pasi dhe stadiumi do të kishte shumë shikues. Fitorja? Një kundërshtar i lehtë në letër, por duhet të jemi të kujdesshëm, pasi të gjithë kërkojnë pikë sot”, - përfundoi Vata.

LISTA
Portierë:
Arjan Beqaj Anorthosis (Qipro)
Isli Hidi Alki Larnaka (Qipro)
Ilion Lika Terek Grozny (Rusi)

Mbrojtës
Armend Dallku Vorskla Poltava (Ukrainë)
Kristi Vangjeli Aris Selanik (Greqi)
Debatik Curri Vorskla Poltava (Ukrainë)
Endri Vrapi Elbasani (Shqipëri)
Andi Lila Tirana (Shqipëri)
Admir Teli Hacettepe (Turqi)
Elvin Beqiri Vllaznia (Shqipëri)

Mesfushorë
Lorik Cana Olimpik Marsejë (Francë)
Altin Lala Hanover 96 (Gjermani)
Klodian Duro Omonia Nik. (Qipro)
Ervin Skela Energi Kotbus (Gjermani)
Ansi Agolli Tirana (Shqipëri)
Elis Bakaj Partizani (Shqipëri)
Jahmir Hyka Mainc 05 (Gjermani)
Ervin Bulku Krivbas Krivi (Ukrainë)

Sulmues
Edmond Kapllani Karlsruhe (Gjermani)
Hamdi Salihi Ried (Austri)
Besart Berisha Rozenborg (Norvegji)
Erjon Bogdani Kievo (Itali)

Botërori 2010: Kalendari i Grupit 1

06.09.2008: Shqipëri–Suedi
10.09.2008: Shqipëri-Maltë
11.10.2008: Hungari-Shqipëri
15.10.2008: Portugali-Shqipëri
11.02.2009: Maltë-Shqipëri
28.03.2009: Shqipëri- Hungari
01.04.2009: Danimarkë-Shqipëri
06.06.2009: Shqipëri-Portugali
09.09.2008: Shqipëri-Danimarkë
14.10.2009: Suedi–Shqipëri

SUEDIA KUNDËR SHQIPËRISË

Suedia e Zlatan Ibrahimoviçit është kundërshtari i parë dhe i fundit i Shqipërisë (14 tetor 2009) në ndeshjet eliminatore të Grupit 1, ku bëjnë pjesë edhe Portugalia, Danimarka, Hungaria e Malta.
Portierë: Andreas Isaksson (PSV Eindhoven), Johan Ëiland (Elfsborg)
Mbrojtës: Andreas Granqvist (FC Groningen), Petter Hansson (Stade Rennes), Daniel Majstorovic (AEK Athens), Olof Mellberg (Juventus), Mikael Nilsson (Panathinaikos), Max von Schlebrugge (Brondby), Fredrik Stoor (Fulham), Oscar Ëendt (FC Copenhagen)
Mesfushorë: Daniel Andersson (Malmo), Viktor Elm (Kalmar), Samuel Holmen (Brondby), Kim Kallstrom (Lyon), Sebastian Larsson (Birmingham), Tobias Linderoth (Galatasaray), Anders Svensson (Elfsborg), Christian Ëilhelmsson (Al-Hilal)
Sulmues: Marcus Berg (FC Groningen), Zlatan Ibrahimovic (Inter Milan), Henrik Larsson (Helsingborg), Markus Rosenberg (Ëerder Bremen)

Larson: “Nuk largohem nga Helsingborgu”

Sulmuesi veteran suedez Henrik Larson konfirmoi se ai do të vazhdojë të luajë me Suedi me Helsingborgun. Fituesi i Ligës së Kampioneve ishte përmendur për një kalim te Evertoni apo te Totenhemi, por sulmuesi i thirrur edhe nga trajneri i Suedesisë, Lars Lagerbak, në ndeshjen kundër Shqipërisë (6 shtator) e hodhi poshtë mundësinë. 36-vjeçari ka luajtur në 99 ndeshje me Suedinë ku ka shënuar 37 gola. Ndeshja kundër Shqipërisë do të jeta e 100-ta e tij nëse ai do të luajë në Tiranë. Një shifër e bukur.

Xhemaili te Torino, Hamburgu “luftë” me Boltonin për shqiptarin

Largimi i shumëpritur i Blerim Xhemailit nga Boltoni, pas mosaktivizimit të mjaftueshëm kishte bërë jehonë në futbollin anglez, italian dhe gjerman. Tri klube, nga Ligat më të mira të këtyre vendeve ishin në garë për ta mbajtur mesfushorin shqiptar, por në fund Torino nga Seria A, ishte ekipi që përfitoi më shumë. Në një bisedë për “Lajm”, babai i Blerimit, Fekredin Xhemaili tregon detajet nga rrugë deri te marrëveshja. “Ka qenë një luftë e ashpër mes drejtuesve të Hamburgut dhe atyre të Boltonit. Trajneri i Hamburgut, kishte kërkuar që Xhemaili të vijë në Gjermani, ndërsa Boltoni këmbëngulte që ai të qëndrojë në Angli. Për këtë arsye, Hamburgu kishe bërë ofertë prej 3 milionë eurove. Është zhvilluar një debat i ashpër mes dy drejtorëve të klubeve”, thotë fillimisht Xhemaili. Ai sqaron se dëshira e vetë futbollistit ishte të zgjidhte Hamburgun. “Blerimi dëshironte të shkonte në Gjermani te Hamburgu, por nëse thoshte se nuk do të shkoj në Torino, atëherë mbetej te Boltoni. Për këtë arsye ai vendosi që më mirë të shkojë në Itali, se sa sërish të mbetet në Angli”. Problemi kryesor i Blerimit te Boltoni ka qenë, trajneri Gary Megson. “Ai, trajneri i Boltonit e kishte marrë inat Blerimin dhe kurrsesi nuk pranonte që Blerimi të luante. Fillimisht thoshte le të shkoje në Itali, pas dy orëve e ndryshonte mendimin. Kjo lojë, na ka lodhur shumë”, - përfundoi Fekredin Xhemaili. Blerim Xhemaili është huazuar nga Bolton Uanderers për një vit te Torino e Italisë, me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për tre vite të ardhshme. Blerim Xhemaili pas kontrollit mjekësor të ditës së hënë ka bërë edhe prezantimin e tij të parë para medieve. “Ndjehem i lumtur që kam ardhur në këtë klub të madh. Besoj se do të kem fat të shënoj sa më shumë gola dhe skuadra të realizojë ambiciet. Te Boltoni nuk mu dha mundësia, por këtu do të dëshmoj aftësitë e mia”, - tha Blerim Xhemaili.

2 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›