Mijëra protestues në shesh me opozitën
Autori i Lajmit: Suela Topi
Me mijëra protestues i janë përgjigjur dje thirrjes së opozitës për të protestuar për hapjen e kutive të zgjedhjeve të 28 Qershorit. Protestuesit, ashtu siç ishte paralajmëruar, në orën 16:00 janë mbledhur në sheshin Skëndërbej, më pas në turmë i janë drejtuar bulevardit Dëshmorët e Kombit. Përgjatë gjithë kësaj rruge ishin vendosur pankarta të mëdha të njësive bashkiake apo me emrat e qyteteve të ndryshme me sloganet “Dua të shoh votën time” apo “Ku është vota ime”, “Hapni kutitë”, “Vota është e shenjtë”, “Vota pasuri e çdo shqiptari”, etj. Më tej turma iu drejtua sheshit para selisë së Kryeministrisë, ku një ekran i madh shfaqte aksionin opozitar për denoncimin e korrupsionit të qeverisë Berisha. Pas mbërritjes aty, të gjithë protestuesit kanë dëgjuar me radhë fjalimet e krerëve opozitarë të majtë e të djathtë, deputetëve socialistë dhe të fund të liderit të selisë rozë, Edi Rama, të cilët dhanë deklaratat para një podiumi nga kërkohej hapja e kutive të votimit. Ndërkohë që u vu re se pjesë e protestës së djeshmë, ashtu si edhe të asaj në Fier apo Vlorë, është bërë dhe deputeti socialist, pjesë e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, Arben Malaj. Mes turmës nuk janë parë deputetët e tjerë të kësaj lëvizjeje, të cilët, me sa duket, i janë përmbajtur qëndrimit të vendosur pak ditë më parë për të mos marrë pjesë në miting. Madje, ata kanë vendosur gjithashtu se dhe për pjesëmarrjen ose jo në Parlament do të vendosin pas protestës triditore të opozitës.
Faza e dytë
Por mitingu i opozitës nuk përfundoi me kaq. Pas fjalimeve të liderëve të partive politike të majta dhe të djathta ka nisur dhe ajo që konsiderohet si faza e dytë e këtij reagimi qytetar. Ashtu siç kërkoi dhe kryetari socialist, Edi Rama, në fund të fjalës së tij, protestuesit e ardhur nga rrethet filluan të shpërndaheshin ndërkohë që një pjesë e mbështetësve socialistë do të qëndrojnë përballë godinës së Kryeministrisë për gjithë natën. Për këtë arsye, menjëherë pas protestës janë ngritur çadrat e bardha ku protestuesit, së bashku me të gjithë deputetët do të qëndrojnë përgjatë natës. Ndryshe nga sa ishte thënë, PS ka vendosur që të gjithë deputetët e saj, jo vetëm gjysma e tyre, së bashku me mbështetësit, të kalojnë natën jashtë në kërkim të hapjes së kutive. Edhe kryesocialisti Rama do të qëndrojë në një nga çadrat, mes godinës së Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë që është vendosur dhe një mikrofon që do të qëndrojë i hapur gjatë gjithë kohës, prej nga oratorë të ndryshëm do të japin mesazhet e tyre. Tek sheshi para piramidës janë vendosur dhe tualete të lëvizshme për të plotësuar çdo nevojë të protestuesve që do të qëndrojnë jashtë përgjatë gjithë natës. Edhe ekrani i madh, i vendosur përballë Kryeministrisë do të qëndrojë i hapur përgjatë gjithë kohës ku do të transmetohet në mënyrë të vazhdueshme reagimi i opozitës për transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit, por dhe një dokumentar për zgjedhjet në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pas zgjedhjeve të zhvilluara aty janë hapur kutitë e votimit për të bërë transaprencën e votës. Kështu do të vazhdojë përgjatë natës, ndërkohë që në mëngjes pritet që turma e protestuesve të shtohet përsëri për të vazhduar protestën deri të dielën në orën 18:00. PS nuk ka dashur të zbulojë se si do të jetë mbyllja e këtij tubimi triditor, por burimet pohojnë se, nëse deri të dielën nuk ka reagim nga Berisha, atëherë gjithçka do të mbyllet me thirrjen për të vazhduar protestat në të gjithë vendin pa ndërprerje, por këtë herë jo për të hapur kutitë, por për të rrëzuar qeverinë Berisha me anë të zgjedhjeve të parakohshme.
Ky lajm është publikuar: 21/11/2009